Thursday, July 16, 2015

Mundesia e AVON

E bukura e mundësive të reja

Pershendetje te gjitheve,
Une jam Eno, menaxher Biznesi ne AVON dhe per t'ju njohur me te gjitha mundesite e AVON mund te me kontaktoni ne te dhenat e mia te meposhtme!

Ky shkrim eshte per te gjithe ata qe nuk kane degjuar ndonjehere per mundesite qe kompania ofron!
Në Avon ne krijojmë më tepër se vetëm produkte kozmetike, sepse ofrojmë një paketë të plotë mundësish të mrekullueshme për një femër. Me ne mund të gjesh mundësinë për të rritur të ardhurat personale, të cilat do të mund të plotësojnë më së miri nevojat dhe ambiciet e tua personale. Bëhu Kliente e Privilegjuar Avon, në një prej kompanive ndërkombëtare më të suksesshme. Këtu do të mësosh më tepër mbi produktet kozmetike Avon si dhe do të zhvillohesh me më të mirët. Përfito nga shanset e tua, për të ndërtuar biznesin personal, duke ndjekur rregullat dhe objektivat personale, për të qenë krenare për arritjet dhe mundësitë e tua ndërsa je më e pavarur. Koha e lire dhe pasioni për arritje të mëtejshme do të jenë kapitali I vetëm që do t’ju nevojitet në hapat e para. Ne do të jemi përkrah jush në sfidën e ngjitjes së majave më të larta. Dhe mos harro zbritjet në nivel porosie dhe dhuratat e ndryshme janë thjeshtë një pjesë e përfitimeve që ofrohen për çdo Klient të Privilegjuar Avon.


Me një eksperiencë mbi 128 vjet në treg, Avon, qëndron ndër kompanitë lider në botën e kozmetikës falë Klientëve të saj të Privilegjuar, të cilët kujdesen që kjo markë të jetë simbol I një standarti, cilësie dhe sigurie të lartë. Meqënëse Klientët e Privilegjuar kujdesen për rritjen e mëtejshme të suksesit të kompanisë Avon, edhe për ne është mjaft e rëndësishme që ata të rriten dhe zhvillohen ashtu siç e meritojnë. Bëhu edhe ti pjesë e skuadrës sonë!
  • badge-1
    Bëhu një Kliente e Privilegjuar Avon dhe bëhu pjesë e një pakete të plotë ofertash speciale! Ti kursen para për çdo gjë që blen – produkte, aksesorë dhe bizhu, sepse çdo Klient I Privilegjuar përfiton deri në 30% zbritje nga çmimi real i produkteve në broshurë, me arritjen e një niveli të caktuar porosie. Avon të ndihmon në maksimum që shpenzimet e tua për produktet kozmetike të jenë sa më të arsyeshme dhe më efikase.
  • Pikënisja e udhëtimit!
    badge-2
    Në Avon ne mbështesim në maksimum fillimet e tua duke të dhënë mundësinë unike për të përfituar më tepër edhe kur ke pak kohë të lirë. Të bëhesh Klient I Privilegjuar Avon është një hap I shpejtë dhe I thjeshtë – gjithçka ju duhet është të regjistroheni. Nëse punon shumë, do të shohësh dhe do të zhvillosh aftësitë e tua duke u bërë edhe Lider I një Skuadre.
  • Dhuratat
    badge-3
    Çdo Klient I ri I Privilegjuar përfiton një dhuratë mirëseardhje kur bashkohet me Avon. Nuk është aspak sekret thelbi I lumturisë së një femre – një dhuratë e cila e bën atë të ndihet më e bukur dhe e dëshiruar. Kjo është arsyeja përse Avon jep mundësinë e pjesmarrjes në programet e motivimit me produkte tërheqëse nga më të rejat. Tashmë e dini se të keni entuziazëm dhe dashuri ju ndihmon në përfitimin e dhuratave speciale.
    l
  • Biznesi personal
    badge-4
    Realizo ëndrrat e tua! Bëhu e pavarur duke qënë lideri i një skuadre. Ti do të zhvillohesh personalisht dhe do të rrisësh të ardhurat personale. Në këtë mënyrë do të përfitosh më tepër dhe mund të ndihmosh më tepër njerëz të përfitojnë duke u regjistruar si Klientë të Privilegjuar Avon. Gjithçka është e mundur- gjithçka varet nga ti!


    Avon Corporate Logo






    ENO ROSHI
    Business Manager
    Pallati Palushi Prane Maternitetit te ri te TIranes, siper Deseo kati 6
    Mobile +355 69 2081749 
    enoroshi@gmail.com\
    skype: eno_roshi


Friday, July 10, 2015

Nje shikim mbrapa ne historine e aromave...

Aromat jane- dhe gjithnje kane qene- ne zemer te Avon. Ne 1886, nje librashites i quajtur David H. McConell ofronte parfume dhurate me blerjen e cdo libri qe ai tregetonte. Shume shpejt ishte e qarte qe parfumet e tij ishin me te famshme sesa vete librat. Nga "myshku" drejt "mjaltit te embel" Avon e ka per zakon krijimin e aromave te paharrueshme me shitje rekord ne mbare globin.

Jeni gati te zhyteni ne kujtime? Ndiqni fotot me poshte

1886 deri 1910: Vitet e hershme


Parfumet “Little Dot” ishin produkti i pare i shitur nga  California Perfume Company. Ishin pese nota unike per secilen Lily of the Valley, Violet, Heliotrope, White Rose dhe Hyacinth. (1886)
Punetoret ne California Perfume Company 1902 

Pas suksesit te parfumeve “Little Dot,” Avon filloi te prodhonte nje varietet aromash te ndryshme. Ne kete foto te hereshme jane punetoret e CPC te cilet jane duke prodhuar sapune aromatike dhe parfume ne Suffern, New York (1902). 

Ekstrakti i pare i Myshkut i California Perfume Company, 1906.

Ne 1906, Avon i prezantoi per here te pare botes parfumin me ekstrakte myshku. Kjo arome klasike u shnderrua me pas ne Soft Musk ne 1980 dhe u be aroma me popullore e dekades. 

1950 deri 1990: Lind Perandoria e Aromave Avon 

Jehona e aromave te Avon filloi te ndihej gjate. Filloi reklamimi ne revisten Seventeen ne vitin 1957. 
Ne 1950, cdo femer kishte nje pamje enderrimtare ne syte e saj kur kontaktohej nga nje Agjente e Avon. Menyra e re e testimit te aromave i ofronte atyre komoditetin e te ndjerit te aromave ne komfortin e shtepive te tyre. 
Thirrjet e Avon per blerjen e aromave ne Revisten Seventeen, 1967.
Fushata “Ding Dong Avon Calling” vazhdoi deri ne 1967. Vizita nga Perfaqesueset e Avon ishin dicka qe cdo femer mezi e priste dhe e konsideronte si nje privilegj.  (1966)
Sweet Honesty eshte lumturia ne nje shishe, sic tregohet ne reklamen e vitit 1973.
Sweet Honesty, nje nga aromat me te shitura te Avon eshte nje arome femerore qe u lancua ne 1973. Aroma eshte nje perzierje klasike lulesh, mjalti, qitroje dhe vanilje. Me keto nota premtonte te shperndante lumturi ngado. 
Kjo modele Avon shfaqete tendenca disi te "cmendura" ne reklamen e Avon per aromen Zany ne vitin 1981.
Vitet 80  sollen paksa cmenduri perreth. Ngjyra te shkelqyeshme dhe modele te ngarkuara ishin perreth aromes. 
Trashegimia e Avon, Imari, 1985.
Imari eshte nje   “arome qe ndez imagjinaten”  me shperthime myshku, temjani dhe erezash pikante. Aroma me e shitur sensuale ju prezantua botes ne vitin 1985. Kete viti Imari feston pervjetorin e tij te 30te.  
Aromat me te shitura te Avon , 1987.
Ariane, Timeless, Candid dhe Foxfire jane kater aromat me te shitura te Avon ne 1987.  Candid dhe Timeless shiten serish ne te njejtat shishe sot.

1990 deri Tani: E ardhmja e aromave te Avon... 

Outspoken nga Fergie eshte nje arome po aq e eger sa vete kengetarja.
Fergie lancoi Outspoken, aromen e saj te pare ne Avon ne 2010. "Une jam perhere ne kerkim te menyrave te reja per te shprehur veten time dhe parfumi eshte menyra me e mire per te nxjerre origjinalitetin dhe vetebesimin me fansat e mi- thote ajo per Avon. 
Nje pergjim i vogel i aromave Imari per 2015
Kete vit Avon do i jap  Imari nje pamje te re! 
Pamja e aromave Avon sot eshte ndryshe ashtu sikurse edhe vete aromat.
Per me teper se nje shekull ne jemi dashuruar me familjen tone te aromave.

faktet jane marre nga Historiku i Avon
per te porositur produktet AVON kontaktoni me klientin tuaj te Privilegjuar ose online ne www.al.avon.com ose shkruani ne : enoroshi@gmail.com







Thursday, May 14, 2015

me teper se 100 vjet evoluim i buzekuqit AVON


Nga e kuqja e thelle ne manaferren e theksuar, nga portokallia pikate ne rozen e qarte, nje larmi e vertete ngjyrash stolis buzet e femrave cdo dite anembane globit.  Si mundi nje produkt te behet nje forme de facto e vete-shprehise?
Pergjate fotove mund te shikoni historine e te kuqit te buzeve- produktit te perhapur me gjeresisht ne planet dhe si Avon ka luajtur nje rol kyc.

1910 -1940: Vitet e hershme

I kuqi i pare i Avon, c.1910.
Megjithese zhvillimi i ketij produktit filloj vite me pare, Avon filloi te shiste te kuq per buzet ne 1919 ne nje kuti metalike. Produktet ofroheshin ne dy nuanca- te lehte dhe te erret- dhe produkti shpesh apikohej sipas menyres “Cupid’s Bow” stili i kohes, i cili kishte per qellim te theksonte dy majat e siperme te buzeve. 
Karte e produktit prove te te kuqit te buzeve, 1938.
Rreth viteve 1930, Avon hodhi ne treg pese nuanca: Dark, Medium, Vivid, Betsy Ross dhe Ripe Cherry. Klienteve u jepej mundesia qe ta testonin produktin duke i ofruar karten e produktit prove, te krijuar ne 1938. Cdo karte permbante nje nga pese ngjyrat ne nje tub ne miniature dhe jepte te dhena rreth benefiteve te perdorimit te te kuqit te buzeve (cilesi e larte dhe rezistence habitese). 

1941 -1962: Gjysme shekulli & Modernizmi

Duke u inspiruar nga "thirrjet" e ekraneve pa ngjyra, femrat e viteve '40 dhe '50 guxuan te vendosnin tonalitete plot shkelqim ngjyra akoma me te theksuara madje te te kuqit te buzeve. Double Dare Red, Ruby Red dhe Crimson ishin vetem disa nga nuancat e shitura klienteve Avon ne periudhen moderne te kesaj epoke. 

Te punesuarat e Avon, duke menaxhuar linjen e prodhimit, 1950.
Shume shpejt Avon do te kishte linjen me te shpejte te prodhimit te te kuqeve te buzeve, perbere nga femra dhe meshkuj te cilin prodhonin mbi 250 te kuq ne miniature ne minute dhe mbi 300,000 te kuq brenda dites. 
Reklame e Avon per Revisten Seventeen, 1957
                                               Ngjyre me natyrale roze dhe pjeshke u vu re ne 1962

1963 -1987: Shpirti i viteve '70-'80

Ne kete reklame shfaqen Perfaqesueset e Shitjeve, 1987.

Forma gjeometrike dhe printime befasuese moren rruge ne paketimet e te kuqve AVON, 1970.

Gjithandej vihej re nje shpirt rebelimi sidomos gjate 1970 dhe 80 dhe ngjyra shume te theksuara si portokalli, koral, fuchsia ne ndryshim nga ngjyrat natyrale te viteve te meparshme. 

1988- 2015: Fuqia jane NGJYRAT

 Forcat krijuese cuditen boten kozmetike duke sjelle nje spekter tjeter ngjyrash nen moton "Fuqia eshte te ngjyrat" Ne 2015, kompania thyeu cdo tabu me produktin me novativ te kohes ende ne fuqi Ultra Color Indulgence Lip Color.
Sot, Avon shet me shume se 400 tonalitet nepermjet me shume se 6 milion Klienteve te Privilegjuar ne mbare globin.
Jeto gjeneraten tende- duke u zhytur mbi ngjyren tende te preferuar kur te vendosesh te hedhesh hapin tjeter... 





Tuesday, April 14, 2015

Fuqia e Farave CHIA

A keni degjuar per farat CHIA?Ato ndihmojne ne luften kunder radikaleve te lira, per nje pamje rrezatuese por mbi te gjtha per t’u ndier e mrekullueshme. Cilat jane fuqite qe fshihen pas kesaj fare te vogel, me shije te kendshme te quajtur ndryshme si ‘’super ushqim’’ ? A munden keto fare te permiresojne vertete pamjen e lekures?

Farat Chia njihen ndryshe edhe si „Ushqimi energjik Indian”  te  njohura  dhe te perdorura nder shekuj per benefitet e tyre te mrekullueshme. Thuhet se femrat perdorinin vetem 1 luge me fara CHIA ne dite. Sot keto fara dhe vetitet e tyre rizbulohen serish . Fale nivelit te larte te permbajtjes me acide yndyrore Omega 3, proteina, antioksidante, vitamina dhe minerale, fara Chia mund te permiresoje gjendjen e te gjithe organizmit duke patur nje influence te madhe edhe mbi lekure.


Farat Chia jane burimet me te pasura botanike me acide yndyrore Omega 3, qe gjendet ne natyre, ato ofrojne me teper acide yndyrore Omega 3 sesa ndodhet edhe tek peshku. Ato permbajne 30% me teper antioksidante se boronicat. Vaji i Chias eshte gjithashtu i pasur me proteina, vitamina A, B1, B2, B3, hekur, magnez, potassium, fosfor, magnez, baker, milobden, niacin dhe zink.
Se bashku me benefitet e tjera qe fara Chia ofron, perfshire faktin se eshte nje nder burimet me te pasura me Omega -3, nje burim i madh proteinash  dhe nje super ushqim, fara chia eshte gjithashtu nje element i rendesishme ne kurimin e semundjeve te lekures. Te gjithe keto perberes nuk mund te mos ishin vleresuar dhe te gjenin vendin e tyre edhe ne fushen kozmetike duke sjelle keshtu nje risi ne perkujdesin e lekures, ku per here te pare ne AVON,  perdorimi i superfuqise se fares Chia, solli edhe linjen e re Nutra Effects.

Kur behet fjale vecanerisht per perkujdesin e lekures, farat Chia stabilizojne lekuren e yndyrshme, ndihmojne ne luften ndaj infeksionit, parandalojne petezimin dhe reduktojne skuqjen e lekures. Duke zvogeluar pamjen e ketyre faktoreve farat Chia jane nje avantazh i madh per lekuren te prirur per formimin e akneve.  Per lekuren e prirur drejt tharjes, apo petezimit, farat chia ndihmojne ne krijimin e barrierave qe ruajne nivelin e hidratimit te lekures. Ato kurojne dhe permiresojne cilesine e epidermes dhe gjithashtu largojne cdo parregullsi qe shoqeron lekuren e thate.  Antioksidantet e farave Chia i japin mundesi qelizave te lekures te rindertojne vetveten me shpejt duke bllokuar influencen e demshme te faktoreve te jashtem.  Me fjale te tjera, ato ndihmojne ne parandalimin e shenjave  te moshes dhe permiresojne pamjen e pergjithshme te shendetit te qelizave te lekures.
Nga ku e marrin fuqine e tyre keto fara te vogla? Pikerisht nga brenda. Acidet yndyrore Omega 3 luftojne aknet, rrudhat dhe ndihmojne ne permiresimin e pamjes se lemuar te lekures. Vitamina E eshte nje antioksindat i fuqishem qe lufton inflamacionin dhe rrudhat. Ajo ruan lekuren te bute dhe te lemuar. Vitamina B3, nje antiinflamator i provuar , ndihmon ne reduktimin e skuqjes qe shpeshhere shoqerohet me njolla dhe qeteson lekuren .  Zinku eshte nje perberes qe ka treguar se ndihmon ne qetesimin e prodhimit te sebiumit dhe mund te ndihmoje ne shmangien e infeksioneve bakteriale ne akne. Zinku eshte gjithashtu nje element i nevojshme per riperteritjen e indeve. Ai ndihmon lekuren te riperterihet pas pastrimit te akneve. Gjithashtu ai eshte i njohur edhe per perberesit anti moshe.
A ka efekte anesore ne perdorimin e farave Chia?  Po, ti do te kesh nje lekure me shkelqim te shendetshem, harro te gjitha problemet e lekures dhe perjeto nje eksperience te mbushur me energji!

marre nga www.al.avon.com



Tuesday, March 31, 2015

Cfare e ben kaq te preferuar linjen time BIO!



Une nuk jam dermatolog!
Dhe as ne te ardhmen nuk do jem asnjehere. Ama, aq e zhvilluar sa eshte sot bota e informacionit gjithnje mund te kerkosh nga burime dhe studime te ndryshme se cfare eshte me e mire per ty. 

Kohet e fundit tendenca per te qene me prane gjerave BIO po behet e dukshme ne stilin tone te perditshem te jeteses. Flas ketu jo vetem per te ushqyerin e tille edhe pse nuk eshte totalisht i garantuar, por edhe ne industrine kozmetike. Sa me fat ka qene brezi i prinderve tane. Nuk perballej me presionin dhe stresin e diteve te sotme.
Nuk perballej as me kete revolucion industrial, kaos, pluhur, diell pervelues, ushqime te gatshme dhe totalisht te demshme, rutine dite...

Arsyeja pse po shkruaj sot eshte Perkujdesi i Lekures.
Per shume veta qe me rrethojne shkrimi do ishte qesharak, pasi kjo ceshtje eshte rutine e jetes se tyre. Ama, realiteti me te cilin une perballem i faktuar eshte krejt ndryshe. Jane me shume se 60% e njerezve te cilet nuk kane perdorur asnjehere krem per lekuren. Keto jane shifra te studimeve globale, ama me bindje te plote e them qe ne Shqiperi kjo shifer eshte shume me e larte.

Shume do thonin: Eno, kemi halle te tjera...

Okei? Po flasim per organin me te madh te trupit tone qe eshte lekura!
Ti kujdesesh gjithe diten te mbahesh i hidratuar duke pire uje, te marresh proteina, vitamina dhe cdo perberes tjeter qe i duhet organizmit tend per te mirefunksionuar nepermjet produkteve ushqimore.
Po lekura? A nuk ka nevoje ajo per ushqim te perdishtem? 
A nuk jemi ne te paret qe fillojme te perkujdesemi per lekuren qe sapo lindim? Pse valle u dashkan shpenzuar gjithe ato para per nje foshnje qe ka lekuren perfekte sapo lind dhe perse me kalimin e moshes neglizhohet kjo pjese kur duhet te ndodh krejt e kunderta?

Une ne fakt, jam tipi i cili kerkoj novacion, me te rejat e shkences per kozmetike dhe produkte qe japin rezultate te shpejta. Ama, me linjen e re te AVON e cila ofronte nje pamje me natyrale dhe bio, rashe ne dashuri koke e kembe!

Sigurisht qe linja nuk ka gjini, per aq kohe sa edhe lekura nuk ka gjini!

Po e nis me PASTRIMIN dhe me konkretisht me laresin :)

Vjen ne nje paketim shume komod me nje dozator qe e ben akoma edhe me te lehte te perdoresh sasine qe te nevojitet. Eshte i dizenjuar qe te perdoret per cdo lloj lekure ne mengjes dhe ne mbremje. Vjen ne format 150 ml dhe eshte i pasur me kompleksin e farave aktive dhe farave CHIA (super ushqim i koheve te fundit). Laresi nuk permban sapun, por produkte te lehta pastruese te cilat depertojne ne thellesi te lekures pa e perthare ate. Kompleksi i farave sherben si nje burim i mire ushqimi per lekuren tone. Cmimi eshte po aq i leverdisshem sa gjithe cilesite qe ky produkt ofron.
Cfare eshte me interesantja? Mund te perdoret nga e gjithe familja :)

Toniku:
Eshte hapi numer dyte pas larjes se lekures qe jo vetem ben pastrim edhe me ne thellesi, por pergatit lekuren per te pritur hidratuesin gjate dites ose nates. Tonifikon dhe freskon. I pershtatshem per cdo tip lekure. Vjen ne format 200 ml dhe aplikohet ne pecetat e pambukut me masazhim te thelle.

E di qe shume njerez e shmangin Tonikun, ashtu sikurse nuk perdorin lares por sapun. Por informacioni asnjehere nuk i ka bere dem askujt! Keshtu qe me avangard me te rejat e kozmetikes dhe asaj qe eshte me e mire per ne.

Hidratuesi.
Sapo mesova per linjen e re te AVON, mbasi mora feedbackun nga lancimi global vendosa te isha nder te paret ne Shqiperi qe do testoja produktin. 
Me sigurine me te madhe madje, pasi eshte nga te paktet Brande kozmetike qe ka hyre ne Shqiperi ne menyre zyrtare. Produkti vinte ne kuti te mbyllur ne formatin 50 ml. Me nje qese ambalazhi dhe daten e prodhimit e cila nuk ishte me shume se 2 muaj qe nga momenti qe une e mora ne dore. Thashe me vete: As kosi i perditshem nuk me vjen kaq i fresket. Hapa qesen, paketimi ishte luksoz dhe mjaft praktik. Brenda nje leter udhezuese perdorimi. Kremi kishte kapakun e sigurise. Impakti i pare ishte AROMA. Wow, ere shume e lehte e pranueshem per te dyja gjinite qe te ngjallte ndjenjen e pastertise. Perhapej aq lehte dhe thithej menjehere nga lekura, duke u pershtatur ne menyre te menjehershme me lekuren. Kremi ishte me kompleksin e farave aktive dhe farat CHIA i cili siguron per lekuren hidratim intensiv, 24-ore, duke i riktheyr lekures pamje te shendetshme natyrale.
Nuk permban permban paraben, ngjyrues, eshte i testuar ndaj alergjise dhe i pershtatshem per lekure te ndjeshme. Dashuri! Nuk e di persa kohe do jete nder te preferuarit e mi, ama nje gje di te sigurte:
Te gjithe ata qe e kane provuar e kane rekomanduar dhe nga ato rekomandime me 5 YJE!


Une ju fola me shume dashuri vetem per linjen qe une zgjodha, ama secili mund ta gjej veten ne gamen e gjere te linjes se re Nutra Effects








Tuesday, March 24, 2015

Mbrojtja Moderne – me Syze Dielli


Te gjithe i duam syzet e diellit! Ato jo vetem mbrojne syte nga rrezet e demshme por gjithashtu i shtojne pamjes sone me teper elegance & tendence gjate sezonit te ngrohte. Me nje linje modelesh ndonjehere eshte e veshtire te gjesh ate qe eshte me perfekte. Gjej disa keshilla sesi mund te zgjedhesh syzet e pershtatshme per fytyren.
Çfare te shkon me teper?
Rregulli i pergjithshem eshte te gjesh gjithmone modelin qe i pershtatet me mire formave te fytyres. Sigurisht qe cdo person ka vetem nje forme unike fytyre por per ta bere zgjedhjen me te thjeshte ne percaktojme 4 format me kryesore te fytyres: e zgjatur, rrumbullake, katrore dhe trekendore

Format e fytyres:Fytyra me gjatesi vertikale eshte me teper e gjate sesa e gjere, me molleza dhe mjeker te ngushte. Kjo forme fytyre eshte e ngjashme me ate ovale por me forme me te gjate ne vije vertikale. Pershtatet me: syze me permasa teper te medha qe balancojne format e fytyres duke I shtuar gjeresiEvito: syzet me forma te ngushta dhe te vogla



Fytyra e rrumbullaket karakterizohet nga balli I gjere, molleza dhe mjeker e plote. Pershtatet me: per balancimin e kesaj forme fytyre, zgjedhja e duhur eshte mbajtja e syzeve me kendEvito: syzet me forma te rrumbullaketa dhe te ngushta


Fytyra rrethore ka tipare te rregullta, balle dhe mjeker te gjere. Pershtatet me: syze ne forma te rrumbullaketa qe zbusin tiparet e mprehta. Evito: syzet me forma te mprehta, gjeometrike 

Kur behet fjale per fytyra ne forme trekendore, me balle te gjere dhe mjeker te ngushte eshte shume e rendesishme te balancohet pjesa e poshtme e fytyres. Pershtatet me: syze ne formen e syve mace ose te rrumbullaketaEvito: syzet me forma te tilla qe i japin pjeses se siperme te fytyres suaj pamje me te gjere 

Njihni me shume rreth syzeve
Ndersa ndiqni tendencat e modes ju keshillojme te tregoni kujdes ne standartet e sigurise. Kujdes, mos ngaterroni nuancen e lenteve me filtrin e saj. Lentet e erreta nuk nenkuptojne domosdoshmerisht se syzet mbrojne me teper syte tuaj. Erresimi i xhamit te syzeve percaktohet nga numrat 0-4, ku 4 eshte nuanca me e erret. Jo te gjitha nuancat e lenteve mund te mbahen ne cdo situate. Per shembull, nuanca 4 nuk keshillohet te mbahet ndersa ngisni nje makine sepse mund te kufizoje fushepamjen e syrit.  
Nuanca e nje ngjyre nuk bllokon rrezatimin e demshem per syte. Eshte filtri ai qe luan kete rol i percaktuar me UV. Per te mbrojtur syte tuaj zgjidhni syze dielli qe mbrojne nga 99 ne 100% nga rrezet e drites UVA dhe UVB. UV400 nenkupton se filtri bllokon te gjitha rrezet me gjatesine e valeve deri ne 400 nanometer, e cila mbulon te gjitha rrezet UVA & UVB.
Gjithashtu mbi syzet e diellit mund te vini re nje shenim CE. Kjo do te thote se modelet e vecanta jane aprovuar nga Standartet e Komunitetit Europian. Syzet e Diellit duhet t’I permbahen gjithashtu edhe Standarteve Britanike  BSEN 1836:2005 + A1:2007 qe garantojne nivelin e larte mbrojtes ndaj rrezeve ultravjollce.

marre nga www.al.avon.com

per te mesuar me shume per AVON ose per te perfituar nga mundesite tona te karrieres kontaktoni:
Avon Corporate Logo






ENO ROSHI
Business Manager
Pallati Palushi Prane Maternitetit te ri te TIranes, siper Deseo kati 6
Mobile ++355 69 2081749 
enoroshi@gmail.com\
skype: eno_roshi