Friday, August 22, 2014

Lakuriq, perpara pasqyres…


Genjeshtrat qe i themi te tjereve nuk jane asgje perpara genjeshtrave qe i themi vetes tone.
Mund ta genjejme veten thoni ju? Nese ti je genjeshtari, atehere nuk je ti ai qe di dhe te verteten?
Ka psikologe te cilet mendojne se “notaret” qe genjejne veten e tyre notojne shume me shpejt se ato qe nuk e bejne.
E megjithate une po mendoja per ndjenja, pasione, per te qene kurdo e kudo te pozicionuar sic duhet, per tu shitur ndryshe, per tu paraqitur sic do doje te shiheshe nga te tjeret, per te dashuruar kur nuk dashurojme, per te pranuar kur nuk duam te pranojme, per te pranuar kur nuk duam te lendojme.
“Nder te tjera, mos i genje vetes tende.Ato te cilet mashtrojne veten dhe degjojne genjeshtrat e tyre, perfundojne ne nje pike kur nuk arrijne te dallojne te verteten rreth tyre nga ambjenti i rreme qe kane krijuar dhe humbasin respektin per veten dhe per te tjeret”- kjo sipas Dostojevskit ne fakt.
Puna eshte se ne nuk kemi asnje menyre per te mesuar nese personi qe mendojme se jemi eshte ne qender te qenies tone. Nuk kemi asnje menyre per ta mesuar derisa te ndodhemi ne ndonje situate te caktuar qe do na bente te humbisnim ate cka besonim deri dje. Nese ishim engjelli qe njihnin te gjithe dhe brenda nje djall i vertete, apo djalli qe shfaqnim per ndonje arsye pavaresisht pozitivitetit qe mbajme perbrenda.
Se pari mendoj se eshte e rendesishme te ndalojme se thenuri PO, kur ne te vertete mendojme JO. Ky ne fakt eshte edhe problemi me i madh per shumicen e njerezve te cilet per shkak te faktoreve te ndryshem jane te detyruar te thone te kunderten e asaj qe mendojne. Nuk eshte e thjeshte te thuash Jo ne situata te caktuara, ama njerezit do preferonin me mire nje Jo, sesa nje PO e cila do perfundonte sic e ndjeni ne te vertete ju brenda.
E rendesishme pa dyshim eshte te identifikojme mekanizmat tone mbrojtes.  Viktimizimi, perdorimi i fjalive te tejzgjatura justifikuese apo forma te tilla vetembrojtjeje krijojne situata tipike ku biem vete brenda.
Ai i verteti brenda teje eshte ai i cili me pasion, besim, vlera ngre zerin lart per te mbrojtur interesa te caktuara, pa i shfrytezuar te tjeret si objekte apo targeta per te arritur qellimin.
E keni parasysh kur i thoni vetes tuaj qe gjerat do ndryshojne, por ne fund te dites asgje nuk ndodh? Sa data 1 te cdo muaji mund te kene kaluar dhe ju ende nuk keni nisur dieten, palestren, ende nuk keni lexuar nje liber, ende nuk keni shkuar te mjeku, e kushedi sa qellime te lene menjane. Te thuash qe do te pelqente qe gjerat te ishin ndryshe eshte nje gje dhe te veprosh eshte krej tjeter. Shume njerez genjejne veten e tyre duke shprehur deshiren e renies se llotarise, gjetjen e punes ideale, etj. dhe krejt pasivisht rrine e presin per ndonje ndryshim te mundshem ne jeten e tyre.


Une besoj ne masken time. Njeriu qe kam krijuar jam UNE!

Thursday, August 21, 2014

2 apo 1? Cila eshte menyra e duhur per te trajtuar ate?

Ka menyra nga me te ndryshmet per t'u terhequr drejt nje regjimi te perkudjesit te lekures. Disa individe thjeshte pastrojne dhe hidratojne lekuren e tyre nje here ne dite, ose perdorin nje produkt te vetem, nderkohe shume te tjere kane nje arsenal te vertete kremerash dhe serumesh, te perdorura ne ore te ndryshme te dites, ne rrethana te ndryshme dhe specifike. Shpesh, pjesetaret e grupit te dyte shikojne me habi nga pala tjeter. Si mundet ajo te mos hidratoj lekuren perpara se te shkoj ne shtrat? nderkohe qe pala tjeter thote: e kujt i duhet me teper se nje krem per fytyren???

Pa dyshim, kompanite kozmetike gjate tere kohes kane dhene kuraje femrave qe te perdorin produkte te ndryshme gjate dites dhe nates. Eshte thjesht ceshtje marketingu koorporative per te na detyruar te shpenzojme me shume para, apo vertete qendron nje ndryshim i madh midis kremerave te dites dhe atyre te nates?


Shkelqimi i dites

Pergjate dites, lekura eshte subjekt i demtimit nga rrezatimi UV, pluhurat, stresit, make-upit, keshtu qe kremerat te cilet perdoren gjate dites kryesisht jane krijuar duke pasur ne fokus mbrojtjen dhe suportin ndaj lekures. Ato permbajne faktor mbrojtes SPF per te parandaluar djegien dhe moshen, antioksidante per te luftuar radikalet e lira, apo perberes specifike si kafeina psh e cila e ben lekuren te ndihet me e terhequr dhe energjike. Kremerat e dites jane dizenjuar per tu perdorur nen produktet e ndryshme kozmetike qe perdoren gjate dites, keshtu qe ato kane formula te lehta, pa yndyre, te cilat perthithen shpejte dhe lejojne poret te ajrosen. Ato lene nje siperfaqe te lemuar, te pa yndyrosur per te krijuar nje perhapje sa me te mire edhe te fondatines qe aplikohet me pas.

Nga ana tjeter ka edhe shume produkte te tjera antimoshe, hidratues dite te cilet jane dizenjuar per probleme specifike dhe permbajne produkte si alpha-hydroxy acid dhe retinol, perberes te cilet e bejne lekuren tone te jete me sensitive ndaj diellit, keshtu qe rekomandohet patjeter aplikimi i produkteve me SPF mbi to.


Levizjet e nates.
Pjesa e mbremjes eshte ajo kur lekura ruan gjithe qetesine e saj. Gjate kesaj periudhe ashtu sikurse pjesa tjeter e trupit, lekura gjen kohen e duhur per te kryer procesin e riparimit, rigjenerimit pergajte gjumit, keshtu qe kremerat e nates jane te fokusuar ne hidratim dhe sherim. 
Ato permbajne hidratues shume te fuqishem te cilet perthithen ngadale pergjate oreve te nates, persa kohe nuk kemi rriskun e ekspozimit ne diell. Kremerat e nates gjithashtu permbajne nje perqindje me te larte te perberesve anti-moshe si retinoli, acidi glikolik apo acidi hialuronik, te cilet jane ne gjendje te bejne punen e tyre pa u shfaqur nen rrezatimin e diellit.

Rezultati: kremerat e nates jane shpesh me te pasur ne perberes apo me te fuqishem se kremerat e dites.


Perse t'i perdorim te dyja?

Nisur nga ato qe siper permendem ekziston nje diference e vertete midis kremerave te dites dhe nates. 
A do na sillte perdorimi i kremerave te nates ndonje gjeme te madhe nese do e perdornim diten?

E keqja qe do ndodhte eshte qe lekura jone do ishte me e yndyrosur dhe totalisht e pambrojtur nga dielli, ashtu sikurse edhe rrezikuar duke qene se perberes te vecante e bejne lekuren me te ndjeshme ndaj diellit. Ashtu sikurse perdorimi i kremerave te dites naten, nuk do shkaktonte asgje, pervese lekura jone nuk do merrte perberesit per te cilet ka nevoje ne masen e duhur. 

Vendimi per te perdorur dy hidratues ne vend te nje, fundja mbetet nje zgjedhje personale. Disa femra do vazhdojne te perdorin krem dite, nate, krem syri madje edhe trajtues speciale si serumet. Ashtu sikurse perhere do kete femra te cilat do preferojne nje krem te vetem.
Ju mbetet perhere JU te vendosni cfare i pershtatet lekures dhe portofolit tuaj!




mendja jote ka po aq nevoje per fitnes sa edhe trupi...

Kam kuptuar vitet e fundit qe te mbash trurin ne forme te mire ne procesin e shitjes eshte po aq e rendesishme sa te kesh edhe trupin ne forme perfekte pergjate jetes.
Te gjithe e dime se procesi i shitjes ne ekonomine e diteve te sotme eshte procesi me i veshtire. Po po, pa dyshim me i veshtiri. Si nje person shitjesh ti merr refuzime te shpeshta, humbje, pengesa dhe veshtiresi te cilat nuk priten mire nga shumica e njerezve. Te shesesh nuk eshte e lehte dhe nuk ka qene kurre! Lind pyetja: A do te jete e lehte? Kurre! Do te varjoj perhere nga e veshtire ne shume te veshtire dhe akoma akoma me te veshtire.


Sjellja jote Ben Diferencen

Ne shitje, sjellja eshte rregulli numer 1.
Me ka ndodhur shpesh te deshtoj. Dhe gjithnje ia kam vene fajin vetes, jo produktit. Produkti mund te ishte i cfaredoshem, shtepi, bulmet, kozmetike, mundesi, veshje…Le te bejme nje paranteze. E keni vene re si ju shkelqejne syte kur rekomandoni psh restorantin tuaj ku jeni kenaqur pa mase heren e fundit, ose barin ku ju ka shijuar aq shume kafja, ose keni blere kepuce me cmim fantastik, keni bere vizite ne ndonje klinike private, keni perdorur nje marke ne vend te nje tjetre…Jeni gati te flisni gjysmen e dites per kete fakt dhe te rekomandoni mundesisht gjithe rrethin tuaj te njohjeve. Te jeni te sigurte se sapo keni zhvilluar SHITJE TE PAPARA!
Te njejten gje ju beni kur nuk jeni ne humor te mire, per shkak te mos permbushjes se pritshmerive tuaja ndaj ndonje sherbimi, produkti, oferte. Jeni sikur ju ka rene bota mbi koke. Nuk lini fjale pa thene. Te jeni te sigurte qe sapo keni “VRARE” SHITJET!
E zeme tani se Ju jeni personi i shitjes i punesuar ose vetepunesuar ne kompani apo biznes privat. Ne rastin e humorit te mire, energjik, pasionant e te motivuar jeni gati 24 ore ne 24 te jepni me te miren nga vetja per te arritur qellimin.
Keshilla ime: Nese nuk jeni ne humor dhe pozitiv- Me mire mos i hyni fare atij muhabeti. 80% e suksesit varet totalisht nga ty!

Efekti Bumerang- Mesohuni te ktheheni mbrapsht!

Nese nuk do kisha kete tek vetja, vitin e dyte te biznesit do kisha hapur nje grope te madhe, saqe do dukej e pamundur te dilje. E ne fakt gropen mund ta hap edhe tani nese nuk zbatoj rregullin numer 1. Ne biznesin tim vera gjithnje duket stresante, ti duhet te jesh i karikuar nderkohe qe njerezit e tu jane me pushime, ti duhet te jesh aty ku eshte klienti, nderkohe qe klienti nuk eshte se do t’ia dij shume per ty. E mbas gjithe tentativave te deshperuara, strategjive, perpjekjeve per te arritur sfidat qe i le vetes shikon qe 100% e jotja nuk sjell mbrapsht as 50% bie ne deshperim. Duket sikur cdo gje tani po merr fund. Asnje nuk do t’ia dije me per ty, nese ekziston ne treg apo jo, nese ajo qe po i ofron i nevojitet apo mund te bejne shume mire dhe pa te… Por pushimet jane aq te shkurtra saqe sic ikin konsumatoret kthehen menjehere! Jane aty dhe kane nevoje per ty.
Nese ke rene thelle ne deshperim dhe nuk gjen forcat per te rimarr veten atehere IK! Sapo pesove deshtimin e vertete! Por ama, kur ndodh e kunderta dhe ti kthehesh mbrapsht me pasionant se kurre, atehere ketu jo vetem qe ke shpetuar ate qe ke ngritur me mund, por me shume probabilitet ke dyfishuar, trefishuar, katerfishuar prurjet…

Jepini pergjigje stresit

Te mbash gjendjen mendore te kthjellet e sa me pozitive eshte pergjigja me konstruktive ndaj stresit. Eshte nje orientim drejt zgjidhjes se problemit, perqasje objektive e cdo problemi qe ndesh gjate dites. Te mbash mendjen te anoj perhere nga ana pozitive e peshores ne fund te fundit eshte balanca me e mire qe mund te besh me veshtiresite e perditshme dhe asaj qe ti do te arrish per nje te ardhme sa me te ndritur.

Vetemotivimi
Mentore te shkelqyer para shume vitesh me kane thene nje shprehje “Edhe nese une kercej sot gjithe diten perpara teje, Ti nuk do motivohesh KURRE”. Ka qene plotesisht fjale me mend. Pothuajse cdo dite faktore te jashtem tentojne te me cojne drejt te kundertes qe une mendoj se do ishte ideale per te permbyllur nje dite sa me te suksesshme. Tentojne te bejne te kunderten, por ama une kam mesuar t’i injoroje. Vazhdojne te jene aty, edhe ne keto momente, por e kot! Kane gjetur personin e gabuar. Ne nje prej konferencave te fundit te shitjeve qe jam vleresuar fjalia prezantuese qe me thirri ne skene ishte: “Personi i cili di te bie dhe cuditerisht ngrihet dhe riciklon veten 2 here me shume sec ishte”.
Eshte shume e lehte. Per kedo qe ka ide dhe qellime te qarta, te percaktuara e ngulitura mjaft mire. Prandaj per te arritur automotivimin kerkoni nga vetja ate qe nuk ja u jep dot ASKUSH!

Shpresoj qe njerezve te shitjes t’i kem ardhur disi ne ndihme me praktikat e mia te mendjes J


Wednesday, August 20, 2014

fundin apo majen, cdo gje kerkon mund!

Fatmiresisht ( e them kete dhe falenderoj cdo dite) jam i vetepunesuar ne nje prej koorporatave me te medha globale, qe shyqyr eshte edhe ne Shqiperi.
Vendos te bej nje test, nisur nga pakenaqesite e shumta qe shikoja nga miqte e mi. 
Te nderuar, shume profesional, madje edhe me dy diploma, por qe per ironi te fatit jane pa pune.
Them per ironi te fatit se nuk kane miq, nuk kane as para per te premtuar 12 rroga ne kembim te nje vendi pune dhe nuk kane as fat deri tani. Kane investuar mjaftueshem ne shkollim per te pranuar te punojne jashte profesioni. Nuk kane talent ne shitje qe ta zgjedhin si alternative per te kaluar ca muaj me pak para dhe nuk dine as italisht fatkeqesisht per tu mbyllur ne Call Center e serish te fitojne para.
Hmmm nuk dine te bejne as kamarierin/kamarieren. Duken te tera te lehta ne aparence, por jo nuk eshte ashtu fare.  Dine te bejne ate per te cilen kane studiuar, Farmacisten, Kimisten, Mjeken, financieren, ekonomisten e keshtu me rradhe…
Mqs eksperienca na qenkerkish kriter baze edhe pse mund te kesh perfunduar arsimin e larte, thash te bej une rolin e LE IENE dhe te aplikoj per vende te mira menaxheriale ne kompani e koorporata te nderuara.
Sic kerkohej nisa 34 emaile me CV time me shume se 6 faqe me eksperienca te shkelqyera shitjesh prej me shume se 7 vitesh.
Patjeter qe do me telefonin, te pakten per intervisten per te pare aftesite e mia dhe nese genjeja per ato qe po shkruaja, apo ishte cdo gje e vertete dhe e faktueshme lehte. Per te 34 Cv e derguara afati I deadline qe vetekompanite, ose kompanite rekrutuese kishin vendosur skadoi.
Ne 34 emaile vetem 2 telefonata dhe ftese per takim. Kompani shume te medha e te nderuara.

Intervista numer 1.
I perpikte! I veshur si mos me mire (te pakten keshtu me genjen mendja mua)! Vetebesim i plote e mqs nuk isha pa pune nuk kisha as ndonje emocion te madh se WHO CARES nese nuk do me pranonin. Kjo eshte pike kyce. Te mos ta bej syri terrt!
Perpara nje figure mashkullore dhe nje femerore. Per gustot e mia te veshura keq, tmerresisht keq madje. Si kontakti i pare me kompanine mendova se do e kishin nje cik me merak pjesen e te perfaqeuarit me dinjitet jashte. Por dukeshin qe nuk ishin pasionant. Duke qene se kisha njohje te shumta me njerez te talentuar te burimeve njerezore, nga ata madje qe friendly nxjerrin gjithe te mirat brenda teje dhe mbi te gjitha jane njerez, pesova zhgenjim pa kaluar 3 minuta.
Ne rastin ne fjale ton tendencioz, tangerllik, kapadallek e pordhe me kile kur I thone a thua se keto ishin CEO.
Pyetjet ishin te gjitha rreth punes time aktuale. Sa punoja, si punoja, sa fitoja dhe perse doja ta lija punen?
Huh, dale nje second. What the FUCK? Kush tha qe une do e lija punen?
Aty mesova qe kriteri baze ishte te lija ate qe une beja. Mbasi griva sallate gjysme ore dhe i fola me aq passion se si arrija te sillja rezultat ne perditshmeri kerkesa ishte e qarte. I pelqeva shume, por duhet te hiqja dore nga puna aktuale. Po mire, sa ofronin???
5 here me pak!
Tmerr!

Intervista numer 2. Haaaaa kjo me pelqen pa mase pasi ne fund ka nga ato pergjigjet standarte tallese mendereje: Je overqualified per pozicionin (me kete shprehje personat e burimeve njerezore) tallin menderen ne menyre te kulturuar me ty! Detajet e interevistes as qe i mbaj mend. Shume zhurme, nderprerje nga punonjes ekzistues pergjate intervistes, renie celulari mbi 4 here e detaje te ketij lloji.

Lind pyetja! Ku perfunduan 32 CV e tjera?


Une besoj shume tek ajo qe individi di te bej. Besoj shume qe me te miret nje dite dalin ne Skene dhe marrin cfare meritojne. Besoj shume  qe nje dite do jete ndryshe, besoj shume qe miqte e mi do NGRIHEN kokelarte ne punet qe enderrojne, besoj ne faktin qe duhet te fillosh nga fundi per te arritur majat, ama nje gje besoj me teper se te tjerat tashme…qe per te prekur Fundin ketu eshte po aq e veshtire sa per te arritur Majen!!!