Friday, August 22, 2014

Lakuriq, perpara pasqyres…


Genjeshtrat qe i themi te tjereve nuk jane asgje perpara genjeshtrave qe i themi vetes tone.
Mund ta genjejme veten thoni ju? Nese ti je genjeshtari, atehere nuk je ti ai qe di dhe te verteten?
Ka psikologe te cilet mendojne se “notaret” qe genjejne veten e tyre notojne shume me shpejt se ato qe nuk e bejne.
E megjithate une po mendoja per ndjenja, pasione, per te qene kurdo e kudo te pozicionuar sic duhet, per tu shitur ndryshe, per tu paraqitur sic do doje te shiheshe nga te tjeret, per te dashuruar kur nuk dashurojme, per te pranuar kur nuk duam te pranojme, per te pranuar kur nuk duam te lendojme.
“Nder te tjera, mos i genje vetes tende.Ato te cilet mashtrojne veten dhe degjojne genjeshtrat e tyre, perfundojne ne nje pike kur nuk arrijne te dallojne te verteten rreth tyre nga ambjenti i rreme qe kane krijuar dhe humbasin respektin per veten dhe per te tjeret”- kjo sipas Dostojevskit ne fakt.
Puna eshte se ne nuk kemi asnje menyre per te mesuar nese personi qe mendojme se jemi eshte ne qender te qenies tone. Nuk kemi asnje menyre per ta mesuar derisa te ndodhemi ne ndonje situate te caktuar qe do na bente te humbisnim ate cka besonim deri dje. Nese ishim engjelli qe njihnin te gjithe dhe brenda nje djall i vertete, apo djalli qe shfaqnim per ndonje arsye pavaresisht pozitivitetit qe mbajme perbrenda.
Se pari mendoj se eshte e rendesishme te ndalojme se thenuri PO, kur ne te vertete mendojme JO. Ky ne fakt eshte edhe problemi me i madh per shumicen e njerezve te cilet per shkak te faktoreve te ndryshem jane te detyruar te thone te kunderten e asaj qe mendojne. Nuk eshte e thjeshte te thuash Jo ne situata te caktuara, ama njerezit do preferonin me mire nje Jo, sesa nje PO e cila do perfundonte sic e ndjeni ne te vertete ju brenda.
E rendesishme pa dyshim eshte te identifikojme mekanizmat tone mbrojtes.  Viktimizimi, perdorimi i fjalive te tejzgjatura justifikuese apo forma te tilla vetembrojtjeje krijojne situata tipike ku biem vete brenda.
Ai i verteti brenda teje eshte ai i cili me pasion, besim, vlera ngre zerin lart per te mbrojtur interesa te caktuara, pa i shfrytezuar te tjeret si objekte apo targeta per te arritur qellimin.
E keni parasysh kur i thoni vetes tuaj qe gjerat do ndryshojne, por ne fund te dites asgje nuk ndodh? Sa data 1 te cdo muaji mund te kene kaluar dhe ju ende nuk keni nisur dieten, palestren, ende nuk keni lexuar nje liber, ende nuk keni shkuar te mjeku, e kushedi sa qellime te lene menjane. Te thuash qe do te pelqente qe gjerat te ishin ndryshe eshte nje gje dhe te veprosh eshte krej tjeter. Shume njerez genjejne veten e tyre duke shprehur deshiren e renies se llotarise, gjetjen e punes ideale, etj. dhe krejt pasivisht rrine e presin per ndonje ndryshim te mundshem ne jeten e tyre.


Une besoj ne masken time. Njeriu qe kam krijuar jam UNE!

No comments:

Post a Comment