Tuesday, January 17, 2017

Supe Kungulli me Bajame

Supat gjate stines se dimrit nuk duhet te mungojne per asnje aryse ne tryezen time. Dhe u frymezova teksa po beja pazaret ne treg nga Kungujt e Dimrit.  Kungulli përmban proteina, fibra, kalcium, hekur, potas, fosfor, vitamina A, B1, B2 dhe C. Kungulli ka shumë veti. Duke nisur nga tuli që përmban karotenoide. Edhe farat e kungullit janë të rëndësishëm, pasi përmbajnë fitosterol, melenë dhe fitolecitinë. Farat kanë edhe rolin e ilaçit, pasi largojnë nga zorra e trashë krimbat.Por jo vetëm kaq. Farat e kungullit janë edhe në gjendje të lehtësojnë inflamacionin e lëkurës dhe të parandalojnë çrregullimet në rrugët urinare.  Miqte e mi me se shumti i kishin aplikuar ne byrek (qe me thene te drejten behet fantastike), por pse mos e provosh dhe ne forma te tjera?


Perberesit qe duhen per 4 persona
1 pras
300 gram kungull dimri
200 ml qumesht
vaj ulliri
gjalp
kripe
arre moskat
patate
bajame
fara kungulli


Per ta prere sa me lehtesisht kungullin e dimrit ju sugjeroj ta vendosni paraprakisht ne mikrovale ose ne furre. Kjo do ju ndihmonte shume per ta qeruar.
Si fillim presim prasin imet dhe e skuqim me vaj ulliri dhe gjalp. Duke i shtuar here pas here edhe uje ne menyre qe te shkri i teri.

Me pas hidhni ne tenxhere 2 patate te prera ne kubik, dhe shtoni gjithe sasine e kungullit te prere paraprakisht. I perzieni vazhdimisht per rreth 10 minuta.

Shto sasine e ujit dhe qumeshtin dhe i le te zien. Mos harro dhe kripen sipas deshires.

Ne nje tigan do skuqesh me pak gjalp bajamet dhe farat e kungullit. Pasi supa te kete zier, te gjithe kete do e hidhni brenda ne tenxhere dhe do i perzieni mire.

Kur te servirni ju sugjeroj te grini pak parmixhano dhe buke te thekur forte ne kubik te vegjel.





Monday, January 16, 2017

Speca te mbushur (jo receta klasike)

Arsyeja perse miqte e mi i dashurojne ushqimet e mia eshte sepse ato nuk kane receta klasike. Vendosa t'i rimodeloj për t'ja përshtatur asaj që doja të ndjeja prej tyre.  

Specat do rekomandoja t'i zgjidhnit te medha nga ato qe duken bukur nga forma, por edhe nga ngjyra. 

Për mbushjen:

Skuqa vaj ulliri me pak gjalpë, me shumë selino dhe qepë si dhe hudhër. 
Pasi është njëtrajtësuar përbërja vendos në të filetot e pulës që paraprakisht i kam prerë në kubik të vegjël fare.
Shtova porcini, karrotë të prerë hollë, spec jeshil, një gotë oriz, shumë curry, peperoncino, domate të thatë, kripë, majdanoz i grirë hollë.
Më pas sugon e domates dhe ujë.
I lë të zien.
Mbush specat dhe i pjek më pas në furrë.
Era që do marrë shtëpia do ju bëj të kaloni ndonjë...hmmmm



-Spaghetti me salce dhe djathe dhie-

Duhet patjeter te provohet!
Kur une isha i vogel ashtu sikurse edhe tani makaronat mbeten te preferuarat e mia. Ato jane perhere te mira, sido t'i besh, me shume apo me pak perberes. Ne blog do ju postoj te gjitha recetat e makaronave dhe salcave qe pergatis ne moment. Kam vene re qe sa me pak gjera te kem ne frigorifer dhe ne dispozicion aq me te shijshme dalin. E megjithate me bindje te plote ju them qe sekreti qendron te pasioni dhe gjendja juaj shpirterore teksa jeni mbi tigan.
Kesaj here receta nuk ka  parmixhano as grana, por djathin tone te shkelqyer te dhise.
Per salcen e spaghettit.
Skuqim pak vaj ulliri me gjalp dhe hudher. Pasi te jete aromatizuar hedhim salcen (une perdora salce ne shishe pa asnje lloj ereze), pak kripe, pak sheqer, peperoncino, sallam pikant te prere ne feta, spec te prere holle. E leme te ziej per rreth 15 minuta. Pasi hedhim ne to makaronat per t'i perzier hedhim dhe pak nga uji me kripe qe mbeti gjate zierjes se makaronave. Siper gjate servirjes i hedhim djathe dhie te thermuar
Shume te thjeshta dhe teper te shijshme!