Friday, February 27, 2015

4 Fjale qe vrasin SHITJEN


Besoni ose jo fjalet jane mjeti me i fuqishem qe ju keni per te ndertuar biznesin tuaj.  Pergjate gjithe historise se njerezimit ne kemi rene ne dashuri ose kemi shkuar drejt lufterave per shkak te fjaleve.
Gjetja e fjaleve te duhura ndryshon mendjet, nderton emocionet dhe krijon veprimtari…
Ashtu sikurse perzgjedhja e fjaleve te gabuara ben te kunderten.  Fjalet e gabuara bllokojne komunikimin. Do te mjaftonte vetem nje fjale e gabuar per te mbjelle nje fare plot me dyshime, nje fare qe rritet me shpejt sec mund ta keni imagjinuar, ashtu sikurse barerat e keqija duke dale jashte kontrolli.

Ja ku keni kater fjale me aq pak germa te cilat impaktojne negativisht nese perdoren ne momentin e gabuar... 

1. Por
Imagjinoni dike qe ju thote:
– Ky produkt eshte perfekt per ty, por kemi dhe kete produktin tjeter
-Ky eshte nje produkt fantastik, por se pari me lejo te te them 3 gjera per te...
– Ti je nje femije i zgjuar, por ti duhet te punosh me shume me matematiken...

Nderkohe qe ju lexoni fjalite e mesiperme arrini te kuptoni se si fjale "por" ndryshon kuptimin dhe mesazhin qe fjalia ne vetvete kerkon te percjelle… Fillimi i fjalise ngjan fantastike dhe me pas ti degjon fjalen "por"… Te te thote dikush "Te dua" ngjan e mrekullueshme, ama nese nga mbrapa thote nje "por" ne te qindten e sekondit truri yt pergatitet per te degjuar lajme te keqija…

Por”  mohon ate qe ti the me perpara…Nuk ka rendesi se sa te medha jane qellimet tuaja, nderkohe qe ti shfaq shenja pasigurie…



2. Mos
– Mos mendo per problemet qe mund te shkaktoj kjo... about the problems this could cause.
– Mos e co neper mend se cfare do te ndodh nese humbet nje tjeter shitje. 
– Mos u shqeteso per kete

Ti thuash njerezve se cfare ti do qe ato te bejne ose te mendojne…Mos i thuaj atyre cfare te mos bejne (Po, une sapo e perdora ketu si nje loje :P) Kur ti je duke i thene dikujt cfare Mos te bejne ti sapo ke shkaktuar dy probleme. 
Se pari sapo ke perkrahur ate gje qe ti doje te Mos ndodhte…Une nuk mund te them "Mos mendo per problemet" dhe mos shkaktoje te ty ndjesine qe ti menjehere te fillosh te mendosh per problemet. Eshte si t'i thuash nje femije: "Mos u hidh ne nje pellg uje". Cfare eshte gjeja e pare qe nje femije do te bente ne kete rast? Do te hidhej, do kercente dhe do bertiste madje ne mes te pellgut.Truri juaj instiktivisht fillon te mendoje per gjerat qe ti i thua te mos beje edhe pse ne menyre jo koshiente.

Se dyti, ti nuk je duke i dhene personit udhezime specifike.  Njerezit nuk preferojne shume te shpenzojne energji dhe nuk perpiqen ta vrasin mendjen e tyre…Ne vendosim gjate gjithe dites. Kur une te them "Mos mendo per kompetitoret", patjeter qe truri yt do shkoj te mendoj se cfare po bejne kompetitoret me mire se ty duke te te cuar ne demotivim… Pra me pak fjale: I thuaj personit dhe drejtore se Cfare duhet te beje, ne vend t'i thuash Mos e be kete...



3. Perpjekje


Sa here keni degjuar dike t'ju thote: "Neser ne mbremje? Patjeter, do te perpiqem te jem aty!" dhe ju e dini dhe keni menduar qe gjithsesi ai nuk do jete?
Mendo se sa here dikush thote: "U perpoqa" dhe ndiqet me pas nga fjala "dhe pata Sukses". Ne te vertete fjala perpjekje nenkupton dicka qe ti pavaresish se e ben, mund te  nenkuptoj ne fund nje rezultat jo premtues dhe jo shume shpresues qe ndoshta mund te shoqerohet deri ne deshtim.
Imagjinoni t'ju thote dikush: "Perpiquni te imagjinoni rezultatin e kesaj "dhe "Imagjino rezultatitin fantastik te kesaj…"
-Mund te perpiqesh te gjesh nje pjese nga buxheti yt per kete? - Me siguri qe pergjigja do ishte nje JO.
Tani pereritni disa fjali dhe shembuj te tille me ze te larte dhe mundohuni te kuptoni se cilat fjale mbajne me peshe ne dallim nga njera- tjetra?


4. Nese
Fjala "nese" sapo perdoret ne shitje nderton nje mungese besimi. Ti mund te besh dicka ose ti nuk mundesh. Si do ju ngjasonte po t'ju thoja:
"Nese e lexoni kete artikull, ndoshta mund te mesoni dicka te duhur"
"Pasi ta lexoni kete artikull, ndoshta mund te mesoni dicka te duhur, ndoshta Jo."

Personat e shitjeve thone dicka te tille:The salesperson says something like:
– Nese je gati, mund ta blesh tani! Kushton vetem XXX lek!
Kleinti yt pergjigjet "Do ta mendoj kete". Ti sapo e ke kaluar permes pasigurise.


Na ndiqni ne materialin tjeter…gjithnje ne ndihme te shitjeve :)


Per te fituar me shume “Prospekte” mjaft SHITET, Ballafaqohuni!!!

 Marrdhenia midis bleresit dhe shitesit eshte mjaft e nderlikuar nga definiconi. Ne nje bote perfekte, do ishte nje marrdhenie e shendetshme partneriteti me linja te hapura komunikimi, ndershmeri dhe respekt reciprok.Por fatkeqesisht, ne nuk jetojme ne nje bote perfekte. Realiteti ka treguar qemarrdheniet e biznesit mund te jene te tensionuara, te mbushura me dyshime,keqkuptime, madje edhe me sjellje te keqija. Si nje person i shitjes si mund telundrosh ne keto gracka dhe ne menyre te suksesshme te ballafaqohesh meklientet?

Vish nje kemishe te paster. Ne menyre figurative, keshtu eshte. (Edhe ne kontekstin jo-figurativ te fjales- Vish nje kemishe te paster!). Duke ditur sa te rendesishme jane pershtypjet e para dhe impakti qe ato kane, perpiquni te lini nje imazh te mire, ne sjelljen perballe njeri-tjetrit, nepermjet e-mailit,ne telefon, madje edhe ne LinkedIn apo facebook. Flisni qarte, tregohuni te perpikte dhe mbi te gjitha mbani premtimet tuaja.

Shitjet nuk jane shkence e sakte ku 1 edhe 1 bejne 2. Mos u fokusoni asnjehere te mbyllni nje marrveshje, duke harruar qenien njerezore qe eshte nga ana tjeter e transaksionit. Vendosni nevojat e tyre mbi cdo gje ne rruget e komunikimit qe do zgjidhni.



Sjelljet e deshperuara.
Kjo eshte menyra me e shpejte per te orientuar dike te marr vendimin e kundert te asaj qe ti pret.
Luajeni bukur dhe mire rolin e shitesit te “ftohte”.
Tregoni interes dhe me pas terhiquni pas duke i dhene “prospektit” tuaj hapesiren vendimarrese. Nje distance sado e vogel tregon dhenien e besimit.Nese ju jeni te sigurte na ate qe ju jeni dhe ne produktin apo sherbimin qe ju shisni, te jeni te bindur qe edhe ato do jene te sigurte.


Te marrurit lehte. Eshte mjaft joshese qe te perpiqeni te mbyllni nje marrveshje sa me shpejt te jete e mundur, po mbani parasysh qe nuk jeni ne njendeshje ku e rendesishme eshte te shenoni pike. Ju doni te jeni brenda marrveshjes per nje periudhe afatgjate dhe per kete ju duhet te kultivoni me durim marrdhenien tuaj. “Te njohurit me ty” eshte nje proces qe do kohe te ndertohet. Pertej te gjithave, 53% e besnikerise se konsumatorit eshte e drejtuar nga ajo qe ndodh ne procesin e shitjes.


Mos u beni te merzitshem! E ke parasysh ate djalin qe eshte egoist ne nje lidhje dhe s'pyet per ty ? eh pikerisht per kete e kam fjalen ... Mos u be si ai!
Per te arritur objektivin tuaj ju duhet te degjoni. Ne vend te vete-promovimit lerini te tjeret te flasin. Mos flisni pa fund ne lidhje me historikun e kompanise tuaj apo lidershipin tuaj ne treg. Beni pyetje te menduara provokuese. Ne kete menyre do kuptoni me mire boten e brendshme te klientit potencial dhe te merrni informacionin e nevojshem qe do ta perdorni kur te filloni te flisni.

Luani me kujdes ju te terrenit.
Pa dyshim qe ju nuk deshironi t’i mbyllni dyert mundesive te reja, ama ne biznes eshte shpesh-here e nevojshme te jeni selektiv. 
Prospekti i gabuar do ju kushtoje gjithe kohen qe ju mundt’ia dedikoni njeriut te duhur.


Ti e di kur vjen fundi i nje lidhjeje
Ndonjehere, te duhet vetem te shkurtosh humbjet.
Nese ti ke dhene me te miren nga vetja dhe personi perkates nuk te kthen mbrapsht ate qe ti jep , atehere eshte koha te vazhdosh para ...
Nderkohe qe nuk arrite ta besh te funksionoje kete here , mbase do te te jepet njemundesi e dyte me pas. Nese eshte nje mbyllje pozitive , atehere ne gojen etjetrit do te lesh fjale te mira dhe referenca te mira tek dikush qe mund tejete me adabpt per ty .Eshte me mire te lesh se sa te lihesh :)


Diferenca midis Shitjes Direkte dhe Multi Level Marketing

Edhe pse tregu ne Shqiperi eshte ende kaotik edhe i painformuar per te gjitha teknikat e shitjeve, vitet e fundit po fillohet te kuptohet metodika e shitjes direkte pavaresisht faktit qe konsiderohet si risi ende te ne.
Shitja direkte po praktikohet gjeresisht madje, jo vetem nga kompani te mirefillta qe merren vetem me Shitje Direkte, por edhe nga kompani te tjera, te cilat kane filluar ta implementojne ne teknikat e tyre dhe perqasjet me konsumatoret.
Nevojat e njerezve per te kembyer mallra datojne qe ne lashtesi, ashtu sikurse globalisht broshurat, trokitjet dere me dere, temat festive per qellim shitjeje jane metoda te njohura me vite.
Shitja direkte mund te kuptohet si nje shitje balle per balle midis bleresit dhe shitesit. Produktet dhe sherbimet konsumatorit i ofrohen ne ambjentet e punes apo ne shtepi nga nje perfaqesues i pavarur shitjesh. Nderkohe qe Multi Level Marketing nuk eshte nje marketing i mirefillte, por nje teknike shtese rregullatore per te kompensuar njerezit e shitjes direkte. Sipas Organizates Boterore te Shitjesh Direkte (WFDSA) Multi Level Marketing pershkruhet me mire si nje plan kompesimi i shitjes direkte ku njerezit e shitjes marrin pagesa ne menyra te ndryshme.


Pamje e pergjitshme
Shitjet personale jane te rendesishme ne ndertimin e marredhenies dhe komunikimit me klientet. Qe te dyja, si shitja direkte si MLM jane rruge qe bizneset ndjekin per te shitur produktin dhe sherbimin e tyre direkt te konsumatori. Cdo metode shitjeje vepron si nje zinxhir shperndarjeje qe ne kulmon me marrjen e sherbimit dhe produktit nga konsumatori. MLM referoohet si nje marrdhenie apo si nje marketing ne rrjet. Diferenca midis shitjes direkte dhe MLM se pari eshte ne planet e tyre te kompensimit.

Shitjet
Kompani tentojne te shesin produkte me cmime te larta, apo produkte qe blihen nje here, si ene kuzhine, filtra uji etj. npm shitjes direkte. Te marresh feedbackun e menjehershem nga klienti konsiderohet si nje avantazh ne te adaptuarin e shpejte te produktit dhe sherbimit  sipas ndryshimeve te tregut. Perfaqesuesit e Marketingut shumenivelesh gjithashtu perqasin klientet, por zakonisht fillojne me nje liste miqsh, te njohurish dhe kontaktesh te aferta. Kozmetika, ilace, vitamina etj, jane disa nga produktet qe pershtaten me modelin e multilevel marketing. 


Te ardhurat
Te ardhura te kenaqeshme financiare fitohen nga shitjet e suksesshme. Ne shitjen direkte, pjesa me e madhe e profitit i paguhet personit te shitjes. Kur procesi i shitjes perfundon, personi i shitjes direkte drejtohet te klienti tjeter per te gjeneruar shitje te tjera. Megjithese personat e shitjes direkte mund te marrin perqindje me te larte se stafi menaxhues, potenciali per fitime te larta eshte disi i limituar. Nga ana tjeter, shitesit multilevel marrin komisione me te uleta ne shitjet e tyre te para dhe gjithashtu perqindje nga riblerja e produktit, por personat qe paguhen me shume ne kete lloj metode jane ato te niveleve te larta, nivele dhe jo aq te lehta per tu arrire. Pra pjesa me e larte e komisionit i takon atyre qe jane ne krye te struktures.


Shperndarja
Ketu mund te shikojme karakteristika te ndryshme midis 2 metodave te shitjes. Nese nga njera ane Shitja Direkte ka kufij te percaktuar territorial, marketingu shume nivelesh ka me liri veprimi ne kete pike. Zakonisht kompanite zgjedhin si metodike qe perfaqesuesit e tyre te shumefishojne shitjet ne mjedise te zgjeruara territoriale.

Wednesday, February 25, 2015

PO! Do ta besh veten tende te jesh person i "mengjeseve"

Mbase shumices se lexuesve do t'i vinte habi, pasi aktualisht jane persona qe aktivitetin e tyre e nisin heret ne mengjes. Ama une dhe shume miq te mi duam te fleme gjate...gjate...dhe na duket mision i pamundur zgjimi heret. Sado thone qe produktiviteti maksimal eshte ne mengjes heret une jam si nje zombie i vertete verdalle neper shtepi.

Ja disa keshilla qe po implementoj per ta bere mengjesin 100% produktiv:


  • Mos e shtypni butonin "Snooze"
Gjeja qe bej perdite ne fakt dhe ato 5 minuta me shume duken nje parajse e vertete, ama studimet e fundit kane treguar qe te shtyrit e alarmit te ores se zgjimit e ben akoma edhe me te veshtire te ngriturin nga shtrati. Sfidoje veten tende me nje loje argetuese cdo mengjes. Nese shtyp butonin "Snooze" atehere sapo e ke humbur lojen!

  • Zgjohu cdo dite ne te njejtin orar
Po! Jo vetem zgjohu por edhe shko te flesh ne te njejtin orar. Kete beje rregullisht edhe gjate fundjavave dhe do shikosh qe do behet rutine duke e bere me pak te dhimbshem zgjimin ne mengjes.

  • Rezistoji tundimit per tu qetesuar akoma edhe me shume
Ne vend te rrish duke pare tavanin, ose duke shtrenguar fort jastekun mendo per gjithe gjerat e bukura qe te presin te besh gjate dites. Mund ta ndihmosh veten tende me muziken qe te pelqen me shume, me nje plan paraprak mengjesi qe ben cdo darke te cilin mezi pret ta shijosh, nje dush i ngrohte relaksues.
Mund te te vij ne ndihme deshira per tu veshur bukur dhe per tu shfaqur. 

Bashkengjitur me kete po ju jap disa ide interesante mengjesesh per te filluar te praktikoni :)