Tuesday, March 31, 2015

Cfare e ben kaq te preferuar linjen time BIO!



Une nuk jam dermatolog!
Dhe as ne te ardhmen nuk do jem asnjehere. Ama, aq e zhvilluar sa eshte sot bota e informacionit gjithnje mund te kerkosh nga burime dhe studime te ndryshme se cfare eshte me e mire per ty. 

Kohet e fundit tendenca per te qene me prane gjerave BIO po behet e dukshme ne stilin tone te perditshem te jeteses. Flas ketu jo vetem per te ushqyerin e tille edhe pse nuk eshte totalisht i garantuar, por edhe ne industrine kozmetike. Sa me fat ka qene brezi i prinderve tane. Nuk perballej me presionin dhe stresin e diteve te sotme.
Nuk perballej as me kete revolucion industrial, kaos, pluhur, diell pervelues, ushqime te gatshme dhe totalisht te demshme, rutine dite...

Arsyeja pse po shkruaj sot eshte Perkujdesi i Lekures.
Per shume veta qe me rrethojne shkrimi do ishte qesharak, pasi kjo ceshtje eshte rutine e jetes se tyre. Ama, realiteti me te cilin une perballem i faktuar eshte krejt ndryshe. Jane me shume se 60% e njerezve te cilet nuk kane perdorur asnjehere krem per lekuren. Keto jane shifra te studimeve globale, ama me bindje te plote e them qe ne Shqiperi kjo shifer eshte shume me e larte.

Shume do thonin: Eno, kemi halle te tjera...

Okei? Po flasim per organin me te madh te trupit tone qe eshte lekura!
Ti kujdesesh gjithe diten te mbahesh i hidratuar duke pire uje, te marresh proteina, vitamina dhe cdo perberes tjeter qe i duhet organizmit tend per te mirefunksionuar nepermjet produkteve ushqimore.
Po lekura? A nuk ka nevoje ajo per ushqim te perdishtem? 
A nuk jemi ne te paret qe fillojme te perkujdesemi per lekuren qe sapo lindim? Pse valle u dashkan shpenzuar gjithe ato para per nje foshnje qe ka lekuren perfekte sapo lind dhe perse me kalimin e moshes neglizhohet kjo pjese kur duhet te ndodh krejt e kunderta?

Une ne fakt, jam tipi i cili kerkoj novacion, me te rejat e shkences per kozmetike dhe produkte qe japin rezultate te shpejta. Ama, me linjen e re te AVON e cila ofronte nje pamje me natyrale dhe bio, rashe ne dashuri koke e kembe!

Sigurisht qe linja nuk ka gjini, per aq kohe sa edhe lekura nuk ka gjini!

Po e nis me PASTRIMIN dhe me konkretisht me laresin :)

Vjen ne nje paketim shume komod me nje dozator qe e ben akoma edhe me te lehte te perdoresh sasine qe te nevojitet. Eshte i dizenjuar qe te perdoret per cdo lloj lekure ne mengjes dhe ne mbremje. Vjen ne format 150 ml dhe eshte i pasur me kompleksin e farave aktive dhe farave CHIA (super ushqim i koheve te fundit). Laresi nuk permban sapun, por produkte te lehta pastruese te cilat depertojne ne thellesi te lekures pa e perthare ate. Kompleksi i farave sherben si nje burim i mire ushqimi per lekuren tone. Cmimi eshte po aq i leverdisshem sa gjithe cilesite qe ky produkt ofron.
Cfare eshte me interesantja? Mund te perdoret nga e gjithe familja :)

Toniku:
Eshte hapi numer dyte pas larjes se lekures qe jo vetem ben pastrim edhe me ne thellesi, por pergatit lekuren per te pritur hidratuesin gjate dites ose nates. Tonifikon dhe freskon. I pershtatshem per cdo tip lekure. Vjen ne format 200 ml dhe aplikohet ne pecetat e pambukut me masazhim te thelle.

E di qe shume njerez e shmangin Tonikun, ashtu sikurse nuk perdorin lares por sapun. Por informacioni asnjehere nuk i ka bere dem askujt! Keshtu qe me avangard me te rejat e kozmetikes dhe asaj qe eshte me e mire per ne.

Hidratuesi.
Sapo mesova per linjen e re te AVON, mbasi mora feedbackun nga lancimi global vendosa te isha nder te paret ne Shqiperi qe do testoja produktin. 
Me sigurine me te madhe madje, pasi eshte nga te paktet Brande kozmetike qe ka hyre ne Shqiperi ne menyre zyrtare. Produkti vinte ne kuti te mbyllur ne formatin 50 ml. Me nje qese ambalazhi dhe daten e prodhimit e cila nuk ishte me shume se 2 muaj qe nga momenti qe une e mora ne dore. Thashe me vete: As kosi i perditshem nuk me vjen kaq i fresket. Hapa qesen, paketimi ishte luksoz dhe mjaft praktik. Brenda nje leter udhezuese perdorimi. Kremi kishte kapakun e sigurise. Impakti i pare ishte AROMA. Wow, ere shume e lehte e pranueshem per te dyja gjinite qe te ngjallte ndjenjen e pastertise. Perhapej aq lehte dhe thithej menjehere nga lekura, duke u pershtatur ne menyre te menjehershme me lekuren. Kremi ishte me kompleksin e farave aktive dhe farat CHIA i cili siguron per lekuren hidratim intensiv, 24-ore, duke i riktheyr lekures pamje te shendetshme natyrale.
Nuk permban permban paraben, ngjyrues, eshte i testuar ndaj alergjise dhe i pershtatshem per lekure te ndjeshme. Dashuri! Nuk e di persa kohe do jete nder te preferuarit e mi, ama nje gje di te sigurte:
Te gjithe ata qe e kane provuar e kane rekomanduar dhe nga ato rekomandime me 5 YJE!


Une ju fola me shume dashuri vetem per linjen qe une zgjodha, ama secili mund ta gjej veten ne gamen e gjere te linjes se re Nutra Effects








Tuesday, March 24, 2015

Mbrojtja Moderne – me Syze Dielli


Te gjithe i duam syzet e diellit! Ato jo vetem mbrojne syte nga rrezet e demshme por gjithashtu i shtojne pamjes sone me teper elegance & tendence gjate sezonit te ngrohte. Me nje linje modelesh ndonjehere eshte e veshtire te gjesh ate qe eshte me perfekte. Gjej disa keshilla sesi mund te zgjedhesh syzet e pershtatshme per fytyren.
Çfare te shkon me teper?
Rregulli i pergjithshem eshte te gjesh gjithmone modelin qe i pershtatet me mire formave te fytyres. Sigurisht qe cdo person ka vetem nje forme unike fytyre por per ta bere zgjedhjen me te thjeshte ne percaktojme 4 format me kryesore te fytyres: e zgjatur, rrumbullake, katrore dhe trekendore

Format e fytyres:Fytyra me gjatesi vertikale eshte me teper e gjate sesa e gjere, me molleza dhe mjeker te ngushte. Kjo forme fytyre eshte e ngjashme me ate ovale por me forme me te gjate ne vije vertikale. Pershtatet me: syze me permasa teper te medha qe balancojne format e fytyres duke I shtuar gjeresiEvito: syzet me forma te ngushta dhe te vogla



Fytyra e rrumbullaket karakterizohet nga balli I gjere, molleza dhe mjeker e plote. Pershtatet me: per balancimin e kesaj forme fytyre, zgjedhja e duhur eshte mbajtja e syzeve me kendEvito: syzet me forma te rrumbullaketa dhe te ngushta


Fytyra rrethore ka tipare te rregullta, balle dhe mjeker te gjere. Pershtatet me: syze ne forma te rrumbullaketa qe zbusin tiparet e mprehta. Evito: syzet me forma te mprehta, gjeometrike 

Kur behet fjale per fytyra ne forme trekendore, me balle te gjere dhe mjeker te ngushte eshte shume e rendesishme te balancohet pjesa e poshtme e fytyres. Pershtatet me: syze ne formen e syve mace ose te rrumbullaketaEvito: syzet me forma te tilla qe i japin pjeses se siperme te fytyres suaj pamje me te gjere 

Njihni me shume rreth syzeve
Ndersa ndiqni tendencat e modes ju keshillojme te tregoni kujdes ne standartet e sigurise. Kujdes, mos ngaterroni nuancen e lenteve me filtrin e saj. Lentet e erreta nuk nenkuptojne domosdoshmerisht se syzet mbrojne me teper syte tuaj. Erresimi i xhamit te syzeve percaktohet nga numrat 0-4, ku 4 eshte nuanca me e erret. Jo te gjitha nuancat e lenteve mund te mbahen ne cdo situate. Per shembull, nuanca 4 nuk keshillohet te mbahet ndersa ngisni nje makine sepse mund te kufizoje fushepamjen e syrit.  
Nuanca e nje ngjyre nuk bllokon rrezatimin e demshem per syte. Eshte filtri ai qe luan kete rol i percaktuar me UV. Per te mbrojtur syte tuaj zgjidhni syze dielli qe mbrojne nga 99 ne 100% nga rrezet e drites UVA dhe UVB. UV400 nenkupton se filtri bllokon te gjitha rrezet me gjatesine e valeve deri ne 400 nanometer, e cila mbulon te gjitha rrezet UVA & UVB.
Gjithashtu mbi syzet e diellit mund te vini re nje shenim CE. Kjo do te thote se modelet e vecanta jane aprovuar nga Standartet e Komunitetit Europian. Syzet e Diellit duhet t’I permbahen gjithashtu edhe Standarteve Britanike  BSEN 1836:2005 + A1:2007 qe garantojne nivelin e larte mbrojtes ndaj rrezeve ultravjollce.

marre nga www.al.avon.com

per te mesuar me shume per AVON ose per te perfituar nga mundesite tona te karrieres kontaktoni:
Avon Corporate Logo






ENO ROSHI
Business Manager
Pallati Palushi Prane Maternitetit te ri te TIranes, siper Deseo kati 6
Mobile ++355 69 2081749 
enoroshi@gmail.com\
skype: eno_roshi








Sunday, March 15, 2015

Smoothie Detoksifikues!



Fuqia e farave te CHIA eshte e jashtezakonshme dhe gjejne perdorim kudo ditet e sotme.
Po ndaj me ju receten e nje smoothie jeshil te cilin e perdor sa here abuzoj me ushqimin dhe dua ta coj trupin tim ne parametrat normale.

Perberesit qe nevojiten:

  • 1 dore Spinaq
  • 1/2 filxhan Boronice (une i kam ruajtur ne ngrirje, por nese nuk keni mund te perdorni ndonje frut pylli te stines si manaferra, luleshtrydhe etj.)
  • 1/2 e Avokados
  • 1/2 filxhan me kastravec te prere
  • 1/2 e bananes
  • 1- 1 1/2 qumesht bajame ose qumesht lope (sasia varet nga trashesia e Smoothiet qe ju deshironi)
  • 1-2 luge fara CHIA
Vendosini te gjitha bashke ne mikser dhe me pas SHIJOJENI lengun :)

Thursday, March 5, 2015

Sekreti si te shpertheni SHITJET ne AVON

Pershendetje te gjitheve,

Po ju shkruaj historine e nje klienti te Privilegjuar AVON te treguar prej tij, e cila mund t'ju ndihmoj per te qene sa me te suksesshem.

   Kur une fillova te punoja si nje Klient i Privilegjuar ne Avon fillimisht u perballa me shume veshtiresi per te gjetur kliente. Ne fakt klientet e mi te pare ishin une dhe nena ime. U perpoqa shume, shperndava broshura dhe bera cdo gje qe sipermarresi im me sugjeroi te beja, por, une isha nje Klient i Privilegjuar “ i ndrojtur” dhe ne te vertete nuk doja te trokisja neper dyer ose t’u flisja te huajve ne rruge sic me thoshin te gjithe qe duhet te beja. Por, une duhet te gjeja kliente. Pas disa fushatave arrita te gjeja disa prej tyre, por isha shume prane vendimit qe te hiqja dore, sepse nuk po arrija te fitoja aq sa deshiroja.

    E dija qe ekzistonte dhe nje menyre me e lehte, nje menyre me te cilen une do te ndihesha mire dhe gjithashtu do te me siguronte para! Keshtu fillova te eksperimentoja disa gjera pak“me ndryshe”, gjera te cilat nuk kisha degjuar ndonje njeri tjeter t’i provonte me pare, dhe kjo ishte pika ku dicka filloi te ecte ne punen time. Ne fakt gjithcka ndryshoi kaq shpejt saqe fillova te pyesja veten pse asnje tjeter nuk po e provonte gjithashtu. Shitjet e mia po shtoheshin dita dites (ashtu si edhe te ardhurat e mia), dhe cdo fushate sa vinte dhe behej me fitimprurese per mua.

Ky liber permban eksperiencat te cilat kane qene te vlefshme ose jo. Ai permban SEKRETETte cilat une e di qe do te RRISIN shitjet tuaja dhe do t’ju cojne juve me shpejt ne Klubin Presidencial, Nivelin e Arte ose ne cilatdo qellime qe ju keni ne Avon.

Une kam shume besim se ato do t’ju ndihmojne dhe ju. Ne fakt, nese nuk shihni nje rritje dramatike te klienteve dhe shitjeve tuaja brenda 30 diteve pasi te keni provuar disa nga teknikat e mia une ju sugjeroj te kembengulni serish sepse eksperienca juaj do t’ju mesoj shume me teper se keshillat e mia!

Ky sugjerim vjen nga realizimi i endrres sime!

Pra le te fillojme. A jeni gati?......












╬    TE SHPERNDASH APO JO?

Cilat jane pritshmerite tuaja?

Klientet: Nje mesatare prej 1 klienti te ri per 100 broshura te shperndara
Shitjet: Fillo me porosi te vogla, por te cilat mund te kthehen ne porosi te rregullta nga klientet, duke u perpjekur te krijoni besim tek ta.
Shpenzimi: Shperndarja e shume broshurave mund te jete e kushtueshme


Cfare nenkuptojme me shperndarje?

Shperndarja eshte procesi ku ju lini broshurat/ fletepalosjet tuaja ne cdo shtepi, lagje apo ne nje zone te banuar te potencialit tuaj klientor.

Te tjera variacione te shperndarjes perfshijne trokitjen neper dyer ose lenien e broshurave ne kutite postare.

Ky zakonisht eshte hapi i pare, te cilin shume prej Klieteve te Privilegjuar te rinj mendojne se do te mund te gjejne klientet e tyre, pasi shpresojne se ata do ti telefonojne menjehere per te bere porosine.

A ja vlen kjo?
Kjo NUK eshte menyra me e mire per te perdorur kohen dhe leket tuaja. Ju po ua jepni broshurat tuaja klienteve te “ftohte”. Ju nuk e dini nese ata do te jene te interesuar mbi produktet ose jo, dhe shume prej tyre nuk do te jene.

Zakonisht grafiku i procesit te shperndarjes eshte 1 klient per 100 broshura. Shpeshhere duhet shperndarje per nje 1 shtepiake - 3 here per te krijuar besim te mjaftueshem ne menyre qe njerezit te blejne prej jush. Gjithashtu ka dhe perjashtime, kam degjuar se disa Kliente te Privilegjuar arrijne te sigurojne me shume porosi nga shperndarja se sa nga takimi i shpeshte me klientin, por te gjithe qe une njoh personalisht nuk kane mundur te kene me shume se nje ose dy kliente nga 100 broshura te shperndara.


Une do t’ju rekomandoja shperndarjen, nese keni nje sasi broshurash te vjetra te mbetura dhe nuk dini se si ti perdorni tjeter, ose sipermarresi apo menaxheri juaj ju ka dhene shume prej tyre falas (pra kjo nuk do t’iu kushtonte asgje dhe do t’ia vlente te harxhonit kohen tuaj) Do t’ju sugjeroja te perdornit edhe 1 produkt prove bashke me broshuren ne menyre qe te terhiqni vemendjen e klientit.



Disa shembuj te cilat mund ti perdorni:
                         

1.provo nje menyre te re te afrimit me klientin
                                              
‘’Kjo broshure mund te jete e vjeter, por produktet jane akoma te arta’’.       
‘’Nese do doje te perdorje nje moster, me telefono, une kam ate qe duhet’’

Vendosni brenda ne broshure shembuj te dhuratave, makiazhit, perkujdesjes se lekures etj
Kur te shohesh produktet qe te interesojne me teper mjafon te me kontaktosh dhe une do te te dhuroj broshuren me te re.

2. Takimi i drejteperdrejte
Jeni me fat! Ju keni kontaktuar me Klientin e Privilegjuar personal ne Avon. Une deshiroj vertet qe ju te jeni i lumtur keshtu qe do t’ju dhuroj nje produkt falas!

3. Tegohuni miqesor dhe rastesor
‘’Ckemi Ben (fqinjit tuaj)! Si ke kaluar? Une po dal, nese te ka mbaruar xheli i dushit ose te nevojitet ndonje gje, thjesht me telefono. Me thuaj ndonje dite te dalim per kafe.




╬   ULUNI DHE SHENONI PIKET E MIA.

Cilat jane pritshmerite tuaja?

Klientet: nje mesatare prej 5 klientesh per 50 broshura te shperndara ne zona potenciale
Shitjet: kliente normale, zakonisht nje mesatare prej 1000 -3000 Leke per klient
Shpenzimi: I arsyeshem. Ju do t’i mbuloni lehtesisht kostot e broshurave/dhuratave me fitimet tuaja.

Me siguri qe e keni degjuar kete me pare, por eshte e vertete qe broshura juaj eshte dyqani juaj. Sfida juaj me e madhe eshte te gjeni njerez te cilet do te hapin dhe do te perdorin broshurat.

Menyra me efektive qe une gjeta per te rritur fitimet e mia ishte lenia e broshurave ne vendet ku njerezit rrinin ulur per nje kohe relativisht te gjate. Si neper kafene, parukeri, lavanderi, neper terminalet e autobuseve ose trenave etj...

Kafenete

Kafenete jane vecanerisht vendet me me teper te mira per te gjetur kliente te rinj; njerezit jane te relaksuar dhe zakonisht duan te diskutojne per dicka nderkohe qe jane duke pire.

Pavaresia e vogel e kafeneve eshte nder vendet me te mira.
Merrni guximin dhe pyetni manaxherin e nje dyqani gazetash nese eshte e mundur te lini disa broshura ne vendet ku shiten/shperndahen gazeta ne menyre qe klientet t’u hedhin nje sy. Jepini manaxherit nje dhurate falenderimi FALAS ne rast pergjigje pozitive (sapun duarsh ose krem duarsh qe zakonisht eshte nje dhurate e mire- plus nje mundesi bonusi nese klientet e tij do te mund te perdorin rregullisht produktet tuaja).

Duhet te kini parasysh se jo te gjitha kafenete do t’iu lejojne te lini broshurat tuaja ne to, por une kam zbuluar se shumica e tyre nuk do ta kishin aspak problem nese ju i keni pyetur me pare.
Menaxheret duan qe klientet e tyre te qendrojne sa me gjate te jete e mundur ne lokal sepse keshtu ata do te porosisin me shume kafe/caj/etj, prandaj shpeshhere edhe ata u sigurojne materiale per te lexuar.


SFIDA E KAFENEVE

Perpiquni – te keni te pakten pese kafene ne zonen tuaj ku do te mund t’i jepni broshurat gjate nje fushate.
Cfare do t’ju  duhet?- 50 broshura, 5 nga 10 dhurata falas

  1. qendroni ne zonen tuaj te preferuar dhe mendohuni se si te gjeni dhe te perfitoni nga10 kafene (qellimi juaj eshte ti lini broshurat ne 5 kafene, por ne disa mund te perballeni me nje pergjigje negative, keshtuqe do te ishte me mire te kishit edhe nje liste te dyte nese do t’ju duhej)
  2. pyetni manaxherin e nje dyqani gazetash nese mund te lini 10 broshura ngjitur me gazetat dhe se kur te ktheheni perseri do t’i jepni atij nje dhurate ne shenje falenderimi (shumica e njerezve adhurojne dhuratat keshtu qe ka me teper mundesi qe ata te thone po, sidomos nese dhuratat i ndihmojne, ose i hyjne ne pune ne biznesin e tyre).
  3. shkoni ne te njejten kafene derisa te keni shperndare te  tera broshurat
  4. kthehuni cdo fushate me broshura te reja.

Pritshmerite – nga eksperienca zakonisht mund te beni tuajit 1 deri ne 2 kliente te kafenese per cdo fushate. Kjo eshte e barabarte me 5 deri ne 10 kliente te rinj per cdo fushate nese do te merrnim parasysh numrin e kafeneve ne te cilat ju shperndani broshurat tuaja.

Lavanderite
Nje vend shume i mire per te gjetur njerez te ulur duke pritur per nje kohe relativisht te gjate jane lavanderite. Vendosni disa broshura prane cdo karrigie.
Kjo nuk eshte nje strategji e re dhe shume prej Klienteve te Privilegjuar e perdorin, qe do te thote se do te keni pak konkurence, por gjithsesi nuk do t’ju kushtonte asgje te linit disa gjithandej.

Stacionet e autobuzave ose trenave
Lini disa broshura mbi ose ngjitur me karriget ku njerezit jane duke pritur per transportin publik. Koha me e mire per ta bere kete eshte mengjesi, ndersa njerezit jane duke pritur per te shkuar ne pune.

Sigurohuni qe broshurat jane vendosur ne nje vend ku nuk mund t’i marre era, pasi nuk do te ishte mire te gjendeshit ne telashe.


Vende te tjera

Klinikat gjate nje vizite tek mjeku, dentisti etj. Nese disa prej Klienteve te Privilegjuar tashme i kane piketuar keto vende nuk do t’ju kushtonte asgje te kontrollonit zonat e tjera per zyrat mjekesore, ku nese do te ishte e mundur te linit 1 apo 2 boshura.

Vende te tjera publike – Keto vende jane te ndryshme ne cdo qytet. Pergjithesisht jane vendet ku padyshim do te gjendet dikush. Ketu perfshihen zyra postare, dyqanet apo edhe vendet ku zhvillohen takime te ndryshme te komunitetit ku banoni. Cilido qofte ky vend ku mblidhen njerez, do te ishte mire te lini broshurat tuaja.



╬   DHE FITUESI ESHTE...

Cilat jane pritshmerite tuaja?

Klientet: Do te gjeni shume emra dhe detaje kontakti
Shitjet: Vetem nje rritje e vogel, por nje potencial i madh per ndjekjen e shitjeve madje dhe klienteve potenciale.
Shpenzimi: rreth 5000 leke, plus disa broshura dhe nje dhurate per sallonin e bukurise


Parukerite/Sallonet e Bukurise
Ju mund te beni ate cfare te tjeret bejne dhe thjesht te lini disa broshura ne nje sallon bukurie, qe eshte shkelqyeshem, por nese deshironi vertet te gjeni shume kliente per nje kohe te shkurter, atehere menyra me e mire per te bere kete eshte te ndiqni  nje plan.

Kur te kini nje grup me te cilet do te nisni punen, potenciali i ardhshem i klienteve tuaj padiskutim do te beje t’ia vleje mundi i harxhuar.

Zgjidhni nje sallon te permasave mesatare ( i cili nuk tregon produkte kozmetike) dhe pyetni manaxherin nese ai do te ishte i interesuar ne mbajtjen e disa produkteve per t’i perdorur per klientet e tij ndersa ju mund t’ia ofroni vete atij keto produkte me nje ulje cmimi. Sigurohuni qe te theksoni se cfare perfitimesh ka per ta (produkte falas per klientet e tyre, ulje cmimi). Nese nuk do te kushtonte asgje per manaxherin dhe kjo eksperience mund te rrise biznesin e tij, atehere ai do te jete mese i kenaqur t’iu lejoje te perdorni produktet tuaja.

Vendosni ne nje kosh te zbukuruar kendshem produktet Avon dhe numrin tuaj te kontaktit gjithashtu. Kjo periudhe mund te zgjase jo me shume se 2 jave. Me pas shikoni se sa persona kane qene te interesuar per produktet tuaja dhe cilat jane produktet qe kane arritur te krijojne me teper interes.

Une gjithashtu do t’i jepja estetistes/parukieres nje falenderim qe ju lejoi te vendosni produktet tuaja ne sallonin e saj. Nje krem duarsh eshte nje dhurate e cmuar per parukieret pasi ata i mbajne gjithmone duart e tyre ne uje dhe kimikate, ndaj duart e tyre mund te jene shume te thata.

Ne kete menyre ju do te gjeni shume kliente dhe detaje kontakti. Kjo eshte gjithashtu nje menyre e shkelqyer per te gjetur koordinatore potencial te cilet mund t’i merrni ne grupin tuaj, nese kjo eshte dicka tjeter per te cilen jeni i interesuar.

Nje shembull i formes se aplikimit mund te kete kete pamje (ndjehu i lire per te qene me shume produktiv se kaq):

FORMA E PREZANTIMIT NE AVON

EMRI:--------------------------------------------
ADRESA:----------------------------------------
TEL:----------------------------------------------
Email:--------------------------------------------
  • une do te doja te merrja nje broshure ne AVON
      cdo 2 jave           1 muaj          cdo 2 muaj 
  • ju lutem me dergoni me shume informacion se si mund te fitoj te ardhura vetjake

                                PAC FAT!


Detajet tuaja te kontaktit ne formen e aplikimit aktual ndoshta nuk jane shume te nevojshme (sepse klientet nuk u intereson kjo pjese, juve po), por nuk ju kushton asgje te lini disa kartvizita/numrin e kontaktit dhe disa broshura ne rast se klientet duan t’iu kontaktojne per te porositur.

Fotoja e fituesit ne sallonin e bukurise (ju mund ta lini dhe manaxherin te vendose per kete). Me pas telefono dhe lajmero fituesin duke i dorezuar disa produkte dhurate! (fituesit zakonisht behen kliente te shkelqyer, ndaj sigurohu qe kartvizita juaj te ndodhet brenda ne koshin e dhuratave).

Eksperienca ime e mbajtjes se kontakteve eshte se ndoshta ju do te kini me shume se 100 te tilla. Nga keto ju do te zbuloni se gjysma e tyre jane te lumtur qe ju po i dergoni nje broshure (pra eshte rreth 50+ potenciali klietel). Gjithashtu ka edhe kliente te cilet ju e dini se jane te interesuar ne produktet tuaja (sepse jane perpjekur te fitojne ndonje produkt).


QENDRA E PERKUJDESIT NDAJ FEMIJEVE/SHKOLLA

Shume prej Rep tashme bejne fushate neper shkolla, keshtu qe raffle/sweepstakes mund te punoj ketu nqs nuk ka asnje tjeter qe eshte duke punuar nderkohe. Gjithesesi nga eksperienca ime ndersa ju zakonisht beni shume para duke bere fushate ne shkolla, potenciali per shitje te vazhdueshme eshte i ulet.

Eshte nje pritshmeri qe une kam zbuluar per te gjetur kliente te rinj neper shkolla, te cilen do t’i’ua zbuloj me vone....


╬   NUK KA BIZNES ME TE MIRE SE NJE  SHOW BIZNES

Cilat jane pritshmerite tuaja?

Klientet: varion, por mund te priten rreth 10-20 kliente te rinj
Shitjet: porosi mesatare
Shpenzimi: makiazhi i perdorur per aktoret dhe koha juaj.

Ju keni degjuar shpesh se Klientet e tjere te Privilegjuar u japin produkte makiazhi klienteve te tyre. Kjo vjen nga ideja se nje gje e tille nuk duhet bere vetem me nje person por me shume te tjere. Thelbi i asaj qe nenkuptoj eshte ‘’vullnetarizimi’’ i sherbimit tuaj ne synimin per te bere nje makiazh falas ne shkollat lokale ose ne nje shoqeri amatore qe do te luaje ne skene te shtunen ne mbremje. Kjo do te funksiononte edhe nese do te merrnit disa Kliente te Privilegjaur te tjere, te cilet do te ishin te gatshem t’ju ndihmonin ne kete nisme.

Si mund te ndodhe: nese keni degjuar per nje pjese qe do te vihet ne skene ne zonen tuaj apo ne shoqerine amatore lokale thjesht telefononi drejtuesin/mesuesin pergjegjes dhe pyeteni nese kane nevoje per dike qe do t’i ndihmonte ne grim/makiazh dhe nese jo ju do te deshironit shume t’i ndihmonit. Ne pjesen me te madhe tekohes ata do te deshironin nje sherbim falas. Perpiquni dhe zbuloni se sa njerez do t’ju duhen per te bere makiazhin dhe se sa Kliente te tjere te Privilegjuar ne AVON, shoket, miqte tuaj do t’iu duhen per t’ju ndihmuar. Si drejtues ju duhet te jeni te afte te beni grimin per 4 ose 5 persona per cdo gjysem ore, ne varesi te makiazhit qe ata kane nevoje.

Produktet me te mira per t’u perdorur per nje pjese teatrore jane kremi ose kremi puder, nuanca e faqeve dhe nuancat per syte. Nuk ka nevoje te perdorni produkte te vecanta, setet e makiazhit Avon jane mjaft te pershtatshme per venien ne skenete nje pjese teatrale.

Disa keshilla shtese:
  • Mos perdorni krem puder me te njejten ngjyre me tonin e fytyres, zgjidhni disa tone me te erreta se sa toni normal ne menyre qe ti japni fytyres nje pamje te shendetshme ne skene, pasi dritat e skenes kane tendencen te zbardhin tiparet .
  • Perdorni dyfish sasine e nuances per faqet. Aktoret jane ne nje rol dhe jo ne nje takim
  • Lapsi i zi i syve eshte i mrekullueshem kur eshte e nevojshme te lyeni apo te vizatoni ne faqe apo hunde portrete kafshesh per pjese teatrale per femije.
  • Theksimi i ngjyrave natyrale te hijeve te syrit ne skene nuk mund te ndodhe, keshtuqe ndjehuni i lire te perdorni shume ngjyra.

Ndoshta tani jeni duke menduar se e gjithe kjo eshte nje kenaqesi, deshire, por si do te fitoj ndonje klient apo para? Mire pra, jane 2 menyra kryesore per ta bere kete:

1. Programi i Keshillimit
 Pyesni nese emri juaj, detajet dhe numri i telefonit jane te perfshira ne te gjitha programet, fletepalosjet e shperndara, ftesat.
Dicka e ngjashme me:
Makiazhi nga Mary Smith, Kliente e Privilegjuar ne Avon, (555) 555 2345

Drejtori/mesuesi pergjegjes nuk do ta kete problem per te shtuar dicka te tille ne program. Nese ju deshironi dicka me te madhe duhet te negocioni ose te paguani reklamuesit, gjithcka varet nga ju.

Prinder ose shoke te atyre qe do te luajne pjesen zakonisht marrin fletepalosjet e programit dhe ne kete menyre detajet tuaja do te jene me to per nje kohe te gjate.


2. Kuponat e llotarise / Vizatimet
Duke siguruar kupona llotarie ndaj gjithekujt qe merret me lojra, eshte gjithashtu nje ide e mire dhe nje vend i shkelqyer per te fituar kliente.

Duke perdorur nje koncept te ngjashem me kuponat e llotarise, cdokush qe blen nje bilete te shfaqjes do te marre pjese ne shortin per te fituar nje kuti me produkte AVON / ose trajtim, makiazh falas. Nese eshte e mundur shfaqeni kutine ne nje vend te dukshem ne bilete dhe perdorni format e kontaktit te sugjeruara ne kapitullin e meparshem.



╬   SPORTELISTI ESHTE  SYNIMI YT I RI

Cilat jane pritshmerite tuaja?

Klientet : Rreth 20 kliente te rinj per 30 zyra te kontaktuara ( perafersisht 6 zyra do te
porosisin, 3-4 vajza nga secila ).
Shitjet : Porosi me te larta ( keto vajza disponojne te ardhura ).
Shpenzimi:Do te jete me e lehte per te perballuar broshurat / krahasoni shpenzimin me
perfitimet tuaja.


*Kjo eshte metoda ime e preferuar per te fituar kliente (dhe fitime) me shpejt.*

Ju e dini tashme qe une jam tifoze e klienteve qe rrine ‘’ulur’’. E ku ka vend me te mire per te patur kliente ne te njejtin vend ( me te ardhura te disponueshme ) sesa ata qe jane ulur ne tryezat e vendeve te tyre te punes?
Nje nga menyrat me te shpejta qe une rrita shitjet, ishte synimi mbi bizneset e tjera, ne vecanti ndertesat me zyra. Ajo cfare beja ishte hyrja ne ndertesat me zyra dhe biseda me  recepsionisten : ‘ Miredita, sot do t’ju jap mostra falas te gjitha vajzave te zyres tuaj, sa vajza punojne ketu? ‘ Ajo do te pergjigjej qe 15 vajza punonin aty dhe une do t’i thoja:
“ Shkelqyeshem, ja ku jane mostrat tuaja “ dhe do t’i vija ne banak rreth 15 buzekuq dhe 15 produkte per perkujdesin e lekures ( ose cfaredo qe isha duke reklamuar gjate asaj fushate ) sebashku me 3-4 broshura ( sigurisht me formulare porosish brenda ).


Do i thoja qe do kthehem brenda 3 ditesh per broshurat pasi i ricikloj ato ( do t’i  dorezoja te henen dhe do t’i merrja te enjten ). Pastaj do t’i thosha thjeshte mirupafshim do ta falenderoja dhe do te largohesha! Ketu e rendesishme eshte qe ajo te mendoje se ti vetem po u jep dhurata falas, nuk po e shtyn per te bere porosi. Atehere ajo do shkoje dhe do ua jape te gjitha vajzave mostrat falas.


Kur te kthehesha te Enjten do t’i thoja, ‘ Pershendetje, kam ardhur te marr broshurat qe lash te Henen ‘. Asnjehere mos pyet nese ka ndonje porosi, vetem buzeqesh dhe merr broshurat e tua.


Shpesh, recepsionistja do te me thoshte sapo te me shihte te hyja, ‘ Oh, Suzit nga financa i pelqeu shume ai hidratuesi. Ja ku eshte porosia e saj per linjen. Dhe nese nje person porosit nga zyra, kjo krijon efektin e ortekut dhe shume persona te tjere nga e njejta zyre do te fillojne te porosisin. Sidomos nese ia con porosite deri ne zyre, te gjithe do te shohin se cfare kane marre te tjeret dhe do te duan edhe per vete.

Kjo eshte nje menyre shume efektive per t’i bere te njohura broshurat me ngarkese te vogel ( mostrat jane zakonisht me kosto me efektive se sa broshurat ).

Ndertesat me zyra ne zonen time ishin me 15-20 kate, me afersisht 3-4 biznese ne cdo kat. Nese ben llogarite, jane rreth 50 biznese per ndertese dhe te pakten 10 vajza ne secilen zyre, dmth qe jane te pakten 500 kliente potencial ne nje ndertese!


╬   SFIDAT E NDERTESAVE ME ZYRA

Synimi :Vendosni ne objektiv nje ndertese te re me zyra per cdo fushate.

Cfare do t’ju duhet :Filloni me rreth 200 mostra dhe perafersisht me 50 broshura ose me cdo gje qe jeni ne gjendje te filloni. Disa dhurata jo te kushtueshme ( jepjani recepsionistes vetem nese do te kete porosi ).

  1. Zgjidhni ndertesen me zyra me te cilen do te filloni. Hidhini nje sy udhezuesit ne katin perdhes per te krijuar nje ide se sa kate ka ndertesa dhe sa biznese ka ne cdo kat.
  2. Mos u dekorajoni nga ndonje shenje e pasjellshme ( Une nuk kam patur ndonjehere ndonje problem por nese ju do te keni kerkoni ndjese dhe vazhdoni per ne zyren tjeter ).
  3. Filloni me katin e pare. Shkoni te recepsionistja dhe thuajini qe po jepni per vajzat e zyres se saj mostra FALAS dhe pyeteni se sa vajza punojne aty. Jepini asaj nga 2 mostra te ndryshme per cdo vajze ( psh. nese. jane 10 vajza, jepini recepsionistes 10 mostra buzekuqesh dhe 10 mostra per kujdesin e lekures ) dhe lerini disa broshura. Une lija 1 broshure per cdo 5 vajza qe punonin atje, pra 10 vajza baraz me 2 broshura.
  4. Arsyeja qe lihen pak broshura eshte se krijohet kerkese, nese nje vajze shikon nje tjeter duke lexuar broshuren edhe ajo do te doje ta shoh ate. Neqoftese cdonjera do te kishte nga nje atehere entuziazmi do te humbiste. Gjithesesi nese recepsionistja kerkon me teper broshura sigurisht qe duhet t’ia jepni.
  5. Buzeqeshni dhe thuajini recepsionistes se do te ktheheni ( ne cfaredo dite qe mendoni te ktheheni ) per te ricikluar broshurat. Faleminderojeni dhe largohuni.
  6. Mbani shenim se sa broshura dhe mostra keni dhene ne ate zyre.
  7. Perseriteni kete neper zyra derisa te mos keni me broshura, mostra apo kohe!
  8. Ktheuni pas disa ditesh per te marre broshurat ( me shprese per disa porosi! ). Eshte e rendesishme! Mos pyetni nese ka porosi derisa te te thote recepsionistja, thuaj vetem faleminderit dhe merrni broshurat tuaja.
  9. Nese do te kete ndonje porosi, njoftoni se kur do te ktheheni dhe sa do t’ju detyrohet secila. Jepini recepsionistes nje dhurate te vogel ( zbutes buzesh ose krem duarsh ) si falenderim. ( Jepini recepsionistes dhurate vetem nese ka porosi, kjo nuk eshte rryshfet eshte nje falenderim).
  10. Kthehuni ne keto zyra cdo fushate per rreth 3 fushata rresht. ( Nese nuk kane porositur deri atehere, do te ishte  koha te shkoni ne zyra te tjera ).

Perfitimet e pritshme -  Kjo teknike RRITI NDJESHEM shitjet e mia. Ashtu si nje bonus suplementar eshte shume efektive ne kosto dhe ne kohe.

Gati te gjitha zyrat qe vajta, i pranuan mostrat ( te gjithe i duan gjerat falas ). Heren e pare qe bera kete, vizitova rreth 30 biznese dhe 6 prej tyre porositen, 6 nga ato qe porositen, secila kishte rreth 3-4 vajza ne zyre.

Cilat jane pritshmerite tuaja?
Klientet:  1 deri ne 2 kliente te rinj per cdo 5 fletepalosje
Shitjet:   Fillimisht porosi te vogla,  por ata mund te kthehen ne klient te rregullt, dhe ju fitoni besimin e tyre
Shpenzimi:  LIRE!   Vetem letra

A jeni krijuese? Te besh nje fletepalosje mund te jete nje menyre efektive per te gjetur kliente te rinj sepse ju do te paguani vetem per letren dhe ne varesi te kopjeve qe do te beni.
Une kam arritur ne perfundim se niveli i kthimit nuk eshte brilant, ju mund te gjeni vetem 1 ose 2 kliente ne cdo 5 persona, por ndersa ju nuk doni te keni nje radhe te stermadhe klientesh qe i bien deres tuaj une akoma mendoj
Dy gjerat me te rendesishme per tu perfshire ne fletepalosjen tuaj jane:
1) nje menyre per klientin qe te marre detajet tuaja (ne fund te fletepalosjes ose ti bashkengjitesh kartviziten fletepalosjes),
dhe
2)ta beni ate te kapshme per syte dhe vemendjen e konsumatorit.


Si ta beni fletepalosjen tuaj te kendshme per syte.

1.  Ngjyra  -  Kjo sigurisht qe nuk kerkon shume por fletepalosjet me ngjyra verehen pese here me shume se ato bardh e zi. Ju mund ta realizoni kete ne dy menyra: njera duke perdorur leter me ngjyre, ose leter te bardhe me figura dhe tekst me ngjyra. Secila nga menyrat qe do vendosni varet nga burimet tuaja. Disa prej jush mund te kene printer me ngjyra , te tjere mund te kene printer bardh e zi. Nese ju zgjidhni variantin e letres me ngjyra, une do te preferoja ngjyra me vertete te ndritshme per te terhequr vemendjen por kini  kujdes qe te mund te lexohet teksti i shkruar ne te.

Nje menyre e mire eshte perdorimi i letres me ngjyre si bordure dhe letres se bardhe per mesazhin tuaj ne te.
  1. Fotografia – nje foto eshte mire nese eshte e thjeshte. Perpiquni ta mbani me nje ose dy per te plotesuar fletepalosjen ne menyre qe klienti te mund te fokusohet ne mesazh dhe te veproje.
  2. Mendoni per nje titull qe te terheqe vemendjen - Mbani nje titull me pese ose me me pak fjale. Ajo garanton qe klienti te jete ne gjendje ta lexoje ate shpejt ndersa eshte duke pare fletepalosjen. Shume njerez skanojne para se te lexojne. Ju duhet te terhiqni vemendjen e tij ne 3 sekonda ose me pak, dhe sa me pak fjale me e mire puna.
  3. Perdorni fjalen DHURATE/FALAS diku ne fletepalosje -   asgje nuk krijon me teper reagim sesa fjala DHURATE/FALAS. Njerezit mund te kontaktojne me ju pikerisht per te
  4. Nje mesazh per fletepalosje -   Mendo rreth lajmerimeve te kompanive te medha. Eshte gjithmone NJE mesazh , ju nuk doni ta ngarkoni me informacione. Nese ju keni me shume se nje mesazh per te dhene atehere krijoni me teper se nje fletepalosje.

Detajet e kontaktit

Ju mund te lini detajet tuaja permes tre menyrave:

1.Ne fund te fletepalosjes -  Kjo eshte e rendesishme por nuk eshte metoda e vetme per te lene detajet. Shume kliente nuk do ta shohin deri ne fund pastaj t’ju telefonojne. Bejeni te lehte per ta duke lene dicka per ta marre me vete.

2.Flete te ngjitura-   Mbani te dhenat tuaja ne copa letre per t’i ngjitur ne fletepalosje. Menyra me e lehte per ta bere kete eshte ti vendosni ne fund te fletepalosjes me detajet tuaja, keshtu qe klienti mund t’i marre ato me vete.

3.Kartvizitat -  Ngjiti ne fletepalosje. Ato jane te preferuarat e mia dhe mund te mbajne shume informacion. Ndonjehere fletet e ngjitura mund te demtohen lehte, por kartevizitat mund te mbahen me shpesh.
Ketu eshte shembulli i nje fletepalosjeje te perdorur ne te gjitha tipet.



╬   Eshte radha e Nuses

Cilat jane pritshmerite tuaja?

Klientet: Shume prej miqve deshirojne te shpenzojne para gjate nje ceremonie dasme. Disa njerez do te kthehen ne konsumatore te rregullt.
Shitjet : Nje porosi te pakten 10 000 leke  per mbremje, megjithate nese jeni i ftuar  ne nje dasem ju do te rezervoni te pakten 10 ‘’nuse’’, keshtu shitjet tuaja do te rriten.

Njihni dike qe martohet? Nuset DASHUROJNE te shpenzojne para per gjera qe do ti bejne ato te bukura per diten e tyre te madhe. Dhe ky eshte rasti juaj per t’ju treguar sesa te bukura do te behen me produktet  AVON.
Ka nje numer te madh menyrash per te bere para’ me dasmat, si psh te ofrosh makiazhin martesor, dhe ndonjehere kjo eshte menyra me efektive e rritjes se shitjeve.

Menyra me e lehte per te gjetur ‘’nuse potenciale’’ eshte te vendosesh ne nje tavoline ne lokalin ku do te zhvillohet festa produkte kozmetike per ekspozim. Bejeni tavolinen te duket sa me e bukur dhe argetuese.
E bardha , mbulesat e tavolinave dhe konfeksionet perreth e bejne ate te duket festive dhe argetuese. Provoni nje sere idesh te spektaktlit qe mund te beni. Provoni dhe jini krijues, mendoni rreth lojrove gazmore te mbremjes qe mund ti ofroni te ftuarve si:

  1. Parti relaksuese -  Cdo njeri deshiron te jete i perkedhelur dhe i relaksuar nga streset e jetes ndersa eshte duke bere makiazhin me produkte AVON.
  2. Produktet e perkujdesit te kembeve per Hirushen -  Provo perkujdesjen me produktet relaksuese dhe efikase per kembet me foot spa.
  3. Hakmarrja e shoqerueses -  Shoqeruese eshte rasti juaj ne kete mbremje argetuese te garantuar qe te qeshni dhe te kaloni nje mbremje te bukur.

Cilendo qe te zgjidhni merrni produktet demostruese te asaj teme. Per shembull per nje foot spa do t’ju nevojitet dicka per kembet e secilit. Te keni disa peshqira ne duar dhe sigurisht produktet qe do te perdorni si Skin So Soft vaj per kembet manikyr, skrap trupi dhe kembesh etj.

Menyra me e mire per te patur nje mbremje te sukseshme eshte muzika e zgjedhur, ushqimi i mire dhe vera e mire . Detyra juaj eshte ta beni ate ARGETUESE, ARGETUESE, ARGETUESE!.
Porosite vijne me lehte nese ju beni qe cdo i ftuar, vecanerisht nusja te ndihet sic duan ata dhe jo ju.

Si nje falenderim per nusen ju mund:
1                  Te jepni nje shporte me dhurata te perbere nga produkte te ndryshme te vendosura ne nje shporte te bukur me permbajtje martesore dhe lidhese me qese me fjongo te bardhe.
2                  Te kesh nje shporte te mbushur me zarfa. Gjate mbremjes te ftuarit mund te vendosin vleren e nje dhurate ne cdo zarf. Ne fund te mbremjes nusja mund te shpenzoje gjithe parate me produktet qe ajo deshiron.


Nese ju jeni duke rezervuar nje shfaqje martesore  sigurohuni qe te keni me vete ditarin tuaj sepse do te beni rezervimet. Per cdo rezervim jepini nuses dhe shoqerueses nje cante te vogel falenderimi me disa mostra brenda. Nga eksperienca, dita me e mire per te bere mbremjet eshte e shtuna mbasdite sepse cdo njeri eshte i relaksuar .



╬   Hap i shpejte drejt suksesit

Une kam permbledhur nje plan te shpejte, ndertuar mbi 5 fushata per t’ju ndihmuar te jeni te suksesshem. Ju mund te ndiqni planin qe une kam sugjeruar ose shkruani planin tuaj bazuar ne arritjet tuaja personale.

►Fushata e pare

Porosite:150 broshura, 3 kremra duarsh, 30mostra buzekuqesh, 30 mostra te kujdesit per trupin.

  • Lini nga 10 broshura ne 3 kafene te zones tuaj (dhurojini krem duarsh manaxherit si falenderim).
  • Vizitoni 5-6 biznese
  • Lini 10 broshura ne lokalin tuaj te preferuar ku ka gjithmone shume kliente.
  • Lini 10 broshura ne dhomen e pritjes te nje qendre mjekesore.
  • Krijoni 3 lloje te ndryshme fletepalosjesh per zonen tuaj.
  • Mbajini broshurat e mbetura per klientet aktuale dhe miqte.
  • Shperndani afersisht 50 broshura ( une e di qe do te perpiqesh me cdo menyre)   


►Fushata e dyte 

Porosite:  200 broshura , 3 kremra duarsh, 60 mostra buzekuqesh, 60 mostra aromash.

  • Shperndani 10 broshura ne secilen nga 3 kafenete ku kryet fushaten e fundit dhe gjeni 3 vende te reja per kete fushate (dhurojini nje krem duarsh manaxherit te kafenese si shenje falenderimi).
  • Vizitoni 10-12 biznese, perfshire zyra qe i ke vizituar me pare dhe disa te reja.
  • Shperndani 10 broshura te reja ne lokalin tuaj te preferuar ku ka gjithmone shume kliente.
  • Krijoni nje lloj tjeter fletepalosjeje per t’a shperndare ne zonen tuaj.
  • Kerkoni nese ndonje shkolle ose grupe amatore do te bejne ndonje mbremje muajin ne vijim.
  • Nevojiten afersisht 75 broshura.
  • Mbajini broshurat e mbetura per klientet e fundit dhe miqte.


►Fushata e trete

Pororsite: 250 broshura, 4 kremra duarsh, 100 mostra buzekuqesh, 100 mostra aromash.

  • Shperndani 10 broshura  ne secilen nga 6 kafenete ku bete fushaten e fundit dhe gjeni 4 te reja (jepni nje krem duarsh ne shenje falenderimi per manaxherin). Tani do te keni  rreth 10 kafene ku broshurat tuajajane shperndare.
  • Vizitoni bizneset, perfshire dhe zyrat qe keni vizituar tashme dhe vizitoni disa te reja(mund te jepni rreth 100 mostra)
  • Shperndani 10 broshura ne lokalin tuaj te preferuar apo zonat publike.
  • Shperndani 5 broshura te reja sebashku e fletpalosjen ne zones tuaj.
  • Mendoni rreth paraqitjeve te ekspozitave martesore ne zonen tuaj. Mendoni rreth llojit te festes qe mund te jete me interesante per mbremjen.
  • Shperndani afersisht 100 broshura.
  • Mbani broshurat e mbetura per klientet e fundit dhe miqte.

►Fushata e katert

Porosi: 300 broshura, 100 mostra buzekuqesh, 100 mostra aromash ,  nje produkt me vlere 500 leke per nje llotari dhe per nje shporte dhuratash.
  • Shperndani 10 broshura ne secilin prej lokaleve qe tashme keni krijuar kontakte
  • Vizitoni bizneset, nxisni ndonje biznes qe nuk ka bere akoma porosi (nese ata nuk kane porositur pas tre heresh atehere levizni), vizitoni zyrat e rregullta dhe gjeni te reja.
  • Shperndani 10 broshura te reja ne lokale apo vende publike.
  • Krijoni fletepalosje te reja per t’i shperndare ne zonen tuaj.
  • Drejtohu ne nje sallon bukurie per te bere nje llotari nga e cila fitohet nje sere produktesh AVON.
  • Shperndani afersisht 100 broshura
  • Mbani broshurat e mbetura per klientet dhe miqte.


►Fushata e peste

 Porosi : 300 broshura (ose ju e keni nje ide tashme se sa duhet te porosisni), 100 mostra buzekuqesh , 100 mostra aromash nje produkt me vlere 5000 leke per nje llotari ku fitohet nje shporte me dhurata.

  • Shperndani 10 broshura ne secilen nga lokalet ( kafene)
  • Vizitoni bizneset, largohuni nga ndonje biznes qe nuk ka porositur nga ju pas tre hereve, vizitoni zyrat e rregullta dhe gjeni te reja.
  • Shperndani 10 broshura te reja ne lokalin tuaj apo ne vende publike.
  • Krijoni fletepalosje te reja per t’i shperndare ne zonen tuaj.
  • Krijoni klientele nga llotarite e meparshme dhe jepini broshura klienteve qe tregojne ne format e llotarise qe duan te shohin nje broshure.
  • Drejtohuni ne nje tjeter sallon bukurie , ne nje tjeter zone per te bere nje llotari ku fitohen shume produkte AVON.
  • Shperndani rreth 100 broshura.
  • Mbani broshurat e fundit  per klientet e meparshshem dhe miqte .


    ►Fushata e gjashte dhe me tutje.

Qe tani ju do te jeni shume i zene me shume  kliente , shume  porosi, dhe shume perfitime. Vetem beni c’fare jeni duke bere dhe lereni biznesin te rritet ne nje nivel te kenaqshem per ju.


╬   Rendit arritjet

Ndonjehere duke provuar te realizojme endrrat tona, mund te duket si nje detyre e veshtire, por une aktualisht kam gjetur qe duke hedhur gjerat ne leter dhe duke punuar hap mbas hapi , llogjikisht mund ti bejme gjerat te duken me te arritshme. Eshte nje thenie e vjeter per te cilen mendoj se eshte e mrekullueshme:
“Ndryshimi i vetem mes endrrave dhe qellimeve eshte se qellimet kane nje vije kohe”. Kjo e ben cdo gje te duket me e mundimshme se c’eshte!.

Shembull qellimi: Bej 50 000 leke fitime per fushate

Thoni per shembull se qellimi juaj eshte te arrini 50 000 leke per fushate. Mund te duket shume, por une mendoj se eshte e arritshme ( ka shume te tjere n Avon qe bejne me shume se kaq, keshtu qe s’ka arsye qe ju te mos mundeni).

Une sygjeroj perdorimin e nje ose me shume metodave te kesaj guide. Per shembull, ju mund te gjeni 6 ose 7 kliente nga hedhja e broshurave ne kafene, 20 ose me teper kliente nga bizneset, 10-20 nga llotarite, dhe 1 ose 2 nga fletepalosjet qe keni lene perreth. Ja pra 44 kliente te rinj..

Tani eshte radha juaj. Kush jane qellimet tuaja?

- Fitimet qe do te donit:

$ __________________________________________________________

- C’nivel shitjesh ju nevojitet per te arritur kete qellim?

$ __________________________________________________________

- Duke pretenduar nje mesatare prej 3000 leke, sa kliente do t’ju nevojiten per te arritur kete nivel shitjesh?

$ __________________________________________________________

Cfare hapash mund te beni per te rritur klientelen ne kete nivel?

  1. ______________________________________________________

  1. ______________________________________________________

  1. ______________________________________________________

  1. ______________________________________________________

  1. ______________________________________________________

╬   Mjete te tjera qe mund t’ju nevojiten


Kartevizita:____________________________________________________

Ndonese jo thelbesore, une mendoj se ato te japin me teper besim se jeni nje njeri i biznesit. Mos perdorni kartvizita speciale nga AVON qe perfshin nje logo, ato jane shume te shtrenjta. Une preferoj ta marr timen Falas. Zgjidhni nje design qe i pershtatet biznesit tuaj dhe kjo eshte, ju do te paguani vetem per printimin. Mos harroni te shtoni titullin tuaj – KLIENT I PRIVILEGJUAR Avon, keshtu njerezit do te dine se cfare beni!.


Nje alternative tjeter eshte ti dizenjoni dhe printoni vete ato nese keni nje printer ne shtepi.
Ju mund ta gjeni leter per kartevizita ne kancelari.

Etiketat e adresave

Une gjithashtu marr etiketat e adresave nga VistaPrint kur ato ofrohen falas. Pastaj ngjis detajet e mia te kontaktit mbrapa broshures dhe gjithcka eshte ne rregull.

Megjithate eshte shume e lehte ti printoni vete (nese keni printer).

Logot e makinave

Perfundimisht ja vlen. Eshte nje shpenzim per nje here dhe pastaj reklama eshte falas ndersa  ju udhetoni perreth qytetit.



Ju uroj fat ta mbare dhe sukses me karrieren tuaj ne AVON.