Friday, February 27, 2015

Diferenca midis Shitjes Direkte dhe Multi Level Marketing

Edhe pse tregu ne Shqiperi eshte ende kaotik edhe i painformuar per te gjitha teknikat e shitjeve, vitet e fundit po fillohet te kuptohet metodika e shitjes direkte pavaresisht faktit qe konsiderohet si risi ende te ne.
Shitja direkte po praktikohet gjeresisht madje, jo vetem nga kompani te mirefillta qe merren vetem me Shitje Direkte, por edhe nga kompani te tjera, te cilat kane filluar ta implementojne ne teknikat e tyre dhe perqasjet me konsumatoret.
Nevojat e njerezve per te kembyer mallra datojne qe ne lashtesi, ashtu sikurse globalisht broshurat, trokitjet dere me dere, temat festive per qellim shitjeje jane metoda te njohura me vite.
Shitja direkte mund te kuptohet si nje shitje balle per balle midis bleresit dhe shitesit. Produktet dhe sherbimet konsumatorit i ofrohen ne ambjentet e punes apo ne shtepi nga nje perfaqesues i pavarur shitjesh. Nderkohe qe Multi Level Marketing nuk eshte nje marketing i mirefillte, por nje teknike shtese rregullatore per te kompensuar njerezit e shitjes direkte. Sipas Organizates Boterore te Shitjesh Direkte (WFDSA) Multi Level Marketing pershkruhet me mire si nje plan kompesimi i shitjes direkte ku njerezit e shitjes marrin pagesa ne menyra te ndryshme.


Pamje e pergjitshme
Shitjet personale jane te rendesishme ne ndertimin e marredhenies dhe komunikimit me klientet. Qe te dyja, si shitja direkte si MLM jane rruge qe bizneset ndjekin per te shitur produktin dhe sherbimin e tyre direkt te konsumatori. Cdo metode shitjeje vepron si nje zinxhir shperndarjeje qe ne kulmon me marrjen e sherbimit dhe produktit nga konsumatori. MLM referoohet si nje marrdhenie apo si nje marketing ne rrjet. Diferenca midis shitjes direkte dhe MLM se pari eshte ne planet e tyre te kompensimit.

Shitjet
Kompani tentojne te shesin produkte me cmime te larta, apo produkte qe blihen nje here, si ene kuzhine, filtra uji etj. npm shitjes direkte. Te marresh feedbackun e menjehershem nga klienti konsiderohet si nje avantazh ne te adaptuarin e shpejte te produktit dhe sherbimit  sipas ndryshimeve te tregut. Perfaqesuesit e Marketingut shumenivelesh gjithashtu perqasin klientet, por zakonisht fillojne me nje liste miqsh, te njohurish dhe kontaktesh te aferta. Kozmetika, ilace, vitamina etj, jane disa nga produktet qe pershtaten me modelin e multilevel marketing. 


Te ardhurat
Te ardhura te kenaqeshme financiare fitohen nga shitjet e suksesshme. Ne shitjen direkte, pjesa me e madhe e profitit i paguhet personit te shitjes. Kur procesi i shitjes perfundon, personi i shitjes direkte drejtohet te klienti tjeter per te gjeneruar shitje te tjera. Megjithese personat e shitjes direkte mund te marrin perqindje me te larte se stafi menaxhues, potenciali per fitime te larta eshte disi i limituar. Nga ana tjeter, shitesit multilevel marrin komisione me te uleta ne shitjet e tyre te para dhe gjithashtu perqindje nga riblerja e produktit, por personat qe paguhen me shume ne kete lloj metode jane ato te niveleve te larta, nivele dhe jo aq te lehta per tu arrire. Pra pjesa me e larte e komisionit i takon atyre qe jane ne krye te struktures.


Shperndarja
Ketu mund te shikojme karakteristika te ndryshme midis 2 metodave te shitjes. Nese nga njera ane Shitja Direkte ka kufij te percaktuar territorial, marketingu shume nivelesh ka me liri veprimi ne kete pike. Zakonisht kompanite zgjedhin si metodike qe perfaqesuesit e tyre te shumefishojne shitjet ne mjedise te zgjeruara territoriale.

1 comment:

  1. Kam lexuar disa dëshmi për një magjistar dashurie të quajtur DR DAWN se si ai ka ndihmuar shumë njerëz për të rikthyer ish të dashuruarit e tyre brenda 48 orëve, Sinqerisht, thjesht po mendoja nëse kjo ishte e vërtetë dhe nëse ky njeri mund të ndihmonte vërtet të kthente të dashurin tim të cilin Unë dua shumë. Vendosa të kontaktoj sepse e dua shumë të dashurin tim dhe kemi nja dy muaj që jemi ndarë. Më ka marrë shumë malli për të, kam provuar të gjitha mënyrat e tjera për ta rikthyer, por nuk kam mundur. Unë kontaktova me DR DAWN dhe ai më tha se ish-i im do të kthehet tek unë në 48 orët e ardhshme.
    Për habinë time, ish i dashuri im u kthye pikërisht pas 48 orësh, e gjitha kjo falë Dr DAWN,
    Ai gjithashtu mund t'ju ndihmojë me
    *Spell për të mbetur shtatzënë.
    *Magji për t'u ribashkuar.
    *Shëroni çdo sëmundje.
    * magji për fat të mirë.
    *Magji për pasuri.
    Dhe të tjerët.
    Kontaktoni me të përmes: dawnacuna314@gmail.com
    Whatsapp: +2349046229159

    ReplyDelete