Wednesday, August 20, 2014

fundin apo majen, cdo gje kerkon mund!

Fatmiresisht ( e them kete dhe falenderoj cdo dite) jam i vetepunesuar ne nje prej koorporatave me te medha globale, qe shyqyr eshte edhe ne Shqiperi.
Vendos te bej nje test, nisur nga pakenaqesite e shumta qe shikoja nga miqte e mi. 
Te nderuar, shume profesional, madje edhe me dy diploma, por qe per ironi te fatit jane pa pune.
Them per ironi te fatit se nuk kane miq, nuk kane as para per te premtuar 12 rroga ne kembim te nje vendi pune dhe nuk kane as fat deri tani. Kane investuar mjaftueshem ne shkollim per te pranuar te punojne jashte profesioni. Nuk kane talent ne shitje qe ta zgjedhin si alternative per te kaluar ca muaj me pak para dhe nuk dine as italisht fatkeqesisht per tu mbyllur ne Call Center e serish te fitojne para.
Hmmm nuk dine te bejne as kamarierin/kamarieren. Duken te tera te lehta ne aparence, por jo nuk eshte ashtu fare.  Dine te bejne ate per te cilen kane studiuar, Farmacisten, Kimisten, Mjeken, financieren, ekonomisten e keshtu me rradhe…
Mqs eksperienca na qenkerkish kriter baze edhe pse mund te kesh perfunduar arsimin e larte, thash te bej une rolin e LE IENE dhe te aplikoj per vende te mira menaxheriale ne kompani e koorporata te nderuara.
Sic kerkohej nisa 34 emaile me CV time me shume se 6 faqe me eksperienca te shkelqyera shitjesh prej me shume se 7 vitesh.
Patjeter qe do me telefonin, te pakten per intervisten per te pare aftesite e mia dhe nese genjeja per ato qe po shkruaja, apo ishte cdo gje e vertete dhe e faktueshme lehte. Per te 34 Cv e derguara afati I deadline qe vetekompanite, ose kompanite rekrutuese kishin vendosur skadoi.
Ne 34 emaile vetem 2 telefonata dhe ftese per takim. Kompani shume te medha e te nderuara.

Intervista numer 1.
I perpikte! I veshur si mos me mire (te pakten keshtu me genjen mendja mua)! Vetebesim i plote e mqs nuk isha pa pune nuk kisha as ndonje emocion te madh se WHO CARES nese nuk do me pranonin. Kjo eshte pike kyce. Te mos ta bej syri terrt!
Perpara nje figure mashkullore dhe nje femerore. Per gustot e mia te veshura keq, tmerresisht keq madje. Si kontakti i pare me kompanine mendova se do e kishin nje cik me merak pjesen e te perfaqeuarit me dinjitet jashte. Por dukeshin qe nuk ishin pasionant. Duke qene se kisha njohje te shumta me njerez te talentuar te burimeve njerezore, nga ata madje qe friendly nxjerrin gjithe te mirat brenda teje dhe mbi te gjitha jane njerez, pesova zhgenjim pa kaluar 3 minuta.
Ne rastin ne fjale ton tendencioz, tangerllik, kapadallek e pordhe me kile kur I thone a thua se keto ishin CEO.
Pyetjet ishin te gjitha rreth punes time aktuale. Sa punoja, si punoja, sa fitoja dhe perse doja ta lija punen?
Huh, dale nje second. What the FUCK? Kush tha qe une do e lija punen?
Aty mesova qe kriteri baze ishte te lija ate qe une beja. Mbasi griva sallate gjysme ore dhe i fola me aq passion se si arrija te sillja rezultat ne perditshmeri kerkesa ishte e qarte. I pelqeva shume, por duhet te hiqja dore nga puna aktuale. Po mire, sa ofronin???
5 here me pak!
Tmerr!

Intervista numer 2. Haaaaa kjo me pelqen pa mase pasi ne fund ka nga ato pergjigjet standarte tallese mendereje: Je overqualified per pozicionin (me kete shprehje personat e burimeve njerezore) tallin menderen ne menyre te kulturuar me ty! Detajet e interevistes as qe i mbaj mend. Shume zhurme, nderprerje nga punonjes ekzistues pergjate intervistes, renie celulari mbi 4 here e detaje te ketij lloji.

Lind pyetja! Ku perfunduan 32 CV e tjera?


Une besoj shume tek ajo qe individi di te bej. Besoj shume qe me te miret nje dite dalin ne Skene dhe marrin cfare meritojne. Besoj shume  qe nje dite do jete ndryshe, besoj shume qe miqte e mi do NGRIHEN kokelarte ne punet qe enderrojne, besoj ne faktin qe duhet te fillosh nga fundi per te arritur majat, ama nje gje besoj me teper se te tjerat tashme…qe per te prekur Fundin ketu eshte po aq e veshtire sa per te arritur Majen!!!

3 comments:

  1. Thuaj mire qe paske gjetur vend ku te dergosh te 34 CV-te. :P

    ReplyDelete
    Replies
    1. Iris, me beso qe faqet e njoftimeve jane plot :) ndoshta per arkitekture a mjekesi jo, por per menaxhim full!

      Delete
    2. Yeah, got it. ;)
      Kam reflektuar dhe une keto kohe mbi te njejten teme & te jap shume te drejte ne fjaline e fundit "per te prekur Fundin ketu eshte po aq e veshtire sa per te arritur Majen".
      P.S. Komplimente per blog-un. :)

      Delete