Thursday, August 21, 2014

mendja jote ka po aq nevoje per fitnes sa edhe trupi...

Kam kuptuar vitet e fundit qe te mbash trurin ne forme te mire ne procesin e shitjes eshte po aq e rendesishme sa te kesh edhe trupin ne forme perfekte pergjate jetes.
Te gjithe e dime se procesi i shitjes ne ekonomine e diteve te sotme eshte procesi me i veshtire. Po po, pa dyshim me i veshtiri. Si nje person shitjesh ti merr refuzime te shpeshta, humbje, pengesa dhe veshtiresi te cilat nuk priten mire nga shumica e njerezve. Te shesesh nuk eshte e lehte dhe nuk ka qene kurre! Lind pyetja: A do te jete e lehte? Kurre! Do te varjoj perhere nga e veshtire ne shume te veshtire dhe akoma akoma me te veshtire.


Sjellja jote Ben Diferencen

Ne shitje, sjellja eshte rregulli numer 1.
Me ka ndodhur shpesh te deshtoj. Dhe gjithnje ia kam vene fajin vetes, jo produktit. Produkti mund te ishte i cfaredoshem, shtepi, bulmet, kozmetike, mundesi, veshje…Le te bejme nje paranteze. E keni vene re si ju shkelqejne syte kur rekomandoni psh restorantin tuaj ku jeni kenaqur pa mase heren e fundit, ose barin ku ju ka shijuar aq shume kafja, ose keni blere kepuce me cmim fantastik, keni bere vizite ne ndonje klinike private, keni perdorur nje marke ne vend te nje tjetre…Jeni gati te flisni gjysmen e dites per kete fakt dhe te rekomandoni mundesisht gjithe rrethin tuaj te njohjeve. Te jeni te sigurte se sapo keni zhvilluar SHITJE TE PAPARA!
Te njejten gje ju beni kur nuk jeni ne humor te mire, per shkak te mos permbushjes se pritshmerive tuaja ndaj ndonje sherbimi, produkti, oferte. Jeni sikur ju ka rene bota mbi koke. Nuk lini fjale pa thene. Te jeni te sigurte qe sapo keni “VRARE” SHITJET!
E zeme tani se Ju jeni personi i shitjes i punesuar ose vetepunesuar ne kompani apo biznes privat. Ne rastin e humorit te mire, energjik, pasionant e te motivuar jeni gati 24 ore ne 24 te jepni me te miren nga vetja per te arritur qellimin.
Keshilla ime: Nese nuk jeni ne humor dhe pozitiv- Me mire mos i hyni fare atij muhabeti. 80% e suksesit varet totalisht nga ty!

Efekti Bumerang- Mesohuni te ktheheni mbrapsht!

Nese nuk do kisha kete tek vetja, vitin e dyte te biznesit do kisha hapur nje grope te madhe, saqe do dukej e pamundur te dilje. E ne fakt gropen mund ta hap edhe tani nese nuk zbatoj rregullin numer 1. Ne biznesin tim vera gjithnje duket stresante, ti duhet te jesh i karikuar nderkohe qe njerezit e tu jane me pushime, ti duhet te jesh aty ku eshte klienti, nderkohe qe klienti nuk eshte se do t’ia dij shume per ty. E mbas gjithe tentativave te deshperuara, strategjive, perpjekjeve per te arritur sfidat qe i le vetes shikon qe 100% e jotja nuk sjell mbrapsht as 50% bie ne deshperim. Duket sikur cdo gje tani po merr fund. Asnje nuk do t’ia dije me per ty, nese ekziston ne treg apo jo, nese ajo qe po i ofron i nevojitet apo mund te bejne shume mire dhe pa te… Por pushimet jane aq te shkurtra saqe sic ikin konsumatoret kthehen menjehere! Jane aty dhe kane nevoje per ty.
Nese ke rene thelle ne deshperim dhe nuk gjen forcat per te rimarr veten atehere IK! Sapo pesove deshtimin e vertete! Por ama, kur ndodh e kunderta dhe ti kthehesh mbrapsht me pasionant se kurre, atehere ketu jo vetem qe ke shpetuar ate qe ke ngritur me mund, por me shume probabilitet ke dyfishuar, trefishuar, katerfishuar prurjet…

Jepini pergjigje stresit

Te mbash gjendjen mendore te kthjellet e sa me pozitive eshte pergjigja me konstruktive ndaj stresit. Eshte nje orientim drejt zgjidhjes se problemit, perqasje objektive e cdo problemi qe ndesh gjate dites. Te mbash mendjen te anoj perhere nga ana pozitive e peshores ne fund te fundit eshte balanca me e mire qe mund te besh me veshtiresite e perditshme dhe asaj qe ti do te arrish per nje te ardhme sa me te ndritur.

Vetemotivimi
Mentore te shkelqyer para shume vitesh me kane thene nje shprehje “Edhe nese une kercej sot gjithe diten perpara teje, Ti nuk do motivohesh KURRE”. Ka qene plotesisht fjale me mend. Pothuajse cdo dite faktore te jashtem tentojne te me cojne drejt te kundertes qe une mendoj se do ishte ideale per te permbyllur nje dite sa me te suksesshme. Tentojne te bejne te kunderten, por ama une kam mesuar t’i injoroje. Vazhdojne te jene aty, edhe ne keto momente, por e kot! Kane gjetur personin e gabuar. Ne nje prej konferencave te fundit te shitjeve qe jam vleresuar fjalia prezantuese qe me thirri ne skene ishte: “Personi i cili di te bie dhe cuditerisht ngrihet dhe riciklon veten 2 here me shume sec ishte”.
Eshte shume e lehte. Per kedo qe ka ide dhe qellime te qarta, te percaktuara e ngulitura mjaft mire. Prandaj per te arritur automotivimin kerkoni nga vetja ate qe nuk ja u jep dot ASKUSH!

Shpresoj qe njerezve te shitjes t’i kem ardhur disi ne ndihme me praktikat e mia te mendjes J


7 comments:

  1. Eno me ke kenaq !!! Nuk jam njeri shitjesh por jam kenaqur me kete shkrim ! Dori Simmonds

    ReplyDelete
    Replies
    1. :) po se ndoshta mund te sherbej edhe ne apsekte te tjera jetesore...

      Delete
  2. Pajtohem plotesisht me shkrimin tend, sidomos ne piken ku aq bukur pershkruan stinen e veres dhe pushimet gje qe e kam thene do rikthehem ne shtator :). Por vetemotimivimi ne rregull, duhet ti japim vetes sfida qe te arrijm dicka, dhe me e rendesishmja te kemi ne krah dikend qe na motivon, shtyn e udhezon drejt suksesit, flas per rastin tim, pa TY une nuk do isha kjo qe jam :)

    ReplyDelete
  3. This blog is really great. The information here will surely be of some help to me. Thanks!. Fitness Trampolines

    ReplyDelete
  4. Thank you for helping people get the information they need. Great stuff as usual. Keep up the great work!!! Fitness Trampolines

    ReplyDelete
  5. This unique appears to be certainly superb. These types of really small truth is created utilizing wide selection associated with skills know-how. We prefer the concept a great deal. Nandrolone powder

    ReplyDelete
  6. Burri më la mua dhe fëmijët e mi për më shumë se 6 muaj, çdo shpresë humbi. Mendova se nuk do ta takoja kurrë më burrin tim, sepse ai më bllokoi në të gjitha rrjetet sociale që mund të përdorja për ta kontaktuar. Kjo më la të trishtuar dhe zemërthyer derisa takova doktorin Agim. Tani, i shpjegova gjithçka dhe ajo më premtoi se gjithçka do të ishte mirë për 3 ditë, për habinë time, burri im thirri dhe filloi të lutej 3 ditë pas magjisë, tani burri im është kthyer në shtëpi dhe më trajton shumë mirë dhe ne jetoni të lumtur së bashku tani, kontaktoni atë për ndihmë:
    *nëse dëshironi të dashurit tuaj.
    *nëse dëshironi të mbeteni shtatzënë.
    *nëse doni të kuroni ndonjë sëmundje.
    *nëse doni një fuqi shpirtërore.
    *Nëse doni të ndaloni abortin.
    Email: dawnacuna314@gmail.com {+2348032246310}

    ReplyDelete